Pesëdhjetë pako kokainë me peshë bruto 54, 378 kg u gjetën dhe sekuestruan në një kontenier në portin e Pireut. Kontejneri vinte nga porti i Guayaquil në Ekuador dhe kishte si destinacion përfundimtar portin e Pireut.
Lënda narkotike i kaloi Autoritetit Portual Pire, i cili po kryen hetimet paraprake për rastin, ndërsa vlera e tyre llogaritet në 2.3 milionë euro.
Sipas autoriteteve portuale, më datë 24.08.2022, gjatë një kontrolli në stacionin e kontejnerëve të Pireut, një mjet vetëlëvizës me rreze x i Doganës së 3-të të Pireut ka zbuluar një lëndë organike të dyshimtë në makineritë ftohëse të kontejnerëve.
Më pas është kryer kontrolli nga doganierët e Departamentit të Antikontrabandës së 3-të doganore të Pireut dhe drejtuesve të lartë të Drejtorisë së Prokurorisë së Drogës dhe Kontrabandës të selisë së Rojës Bregdetare, ku u zbulua sasia specifike.
Kontejneri i lartpërmendur është vënë nën vëzhgim të ngushtë dhe më datë 25.08.2022, me miratim të organit prokurorial kompetent, është kryer një transferim i kontrolluar nga oficerët e Drejtorisë së Prokurorisë për Narkotikët e Rojes Bregdetare në një zonë prej Atika perëndimore.