• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Autobusët me emigrantë nga Greqia dhe Censi…

23/09/2023
Autobusët me emigrantë nga Greqia dhe Censi…

Nga Eduard Zaloshnja

Sa herë që zhvillohen zgjedhje në Shqipëri, kamerat televizive fokusohen në pikat kufitare me Greqinë, teksa reporterët raportojnë për varganet e autobusëve me emigrantë që vijnë të votojnë këtu. Por kjo gjë nuk ndodhi më 25 prill 2021, sepse kufijtë tokësorë të Shqipërisë ishin mbyllur gjatë pandemisë…

Pikërisht për atë arsye, numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet e prillit 2021 përbëjnë statistikisht piketën më të pastër të pjesëmarrjes së zgjedhësve me banim në Shqipëri. Që na jep mundësinë për krahasim me numrin e pjesëmarrëve të dy vjetëve më vonë (në 14 majin e sivjetshëm), kur autobusët me emigrantë nga Greqia mund të dyndeshin pa problem në pikat kufitare jugore…

Në rang republike, numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet e 14 majit të sivjetshëm u rrudh ndjeshëm krahasuar me atë të zgjedhjeve të prillit 2021. Plot 260 mijë zgjedhës (15.7%) më pak votuan sivjet krahasuar me dy vjet më parë. Një rrudhje relativisht e kuptueshme kjo, kur kalohet nga zgjedhjet parlamentare në ato lokale.
Por e kundërta ndodhi në katër bashki të vogla ku ka pasur tradicionalisht greqishtfolës – numri i pjesëmarrësve në to u rrit me 5739 (plot 33.2%)! Sepse autobusët me emigrantë mund të vinin lirisht përsëri nga Greqia, pas ikjes së pandemisë…

Në tabelën e mëposhtme paraqitet një analizë e numrit të pjesëmarrësve zgjedhorë në njësitë administrative të katër bashkive të vogla Himarë, Konispol, Dropull e Finiq, të ndara sipas njësive administrative Lukovë, Himarë, Horë-Vranisht, Xarrë, Konispol, Markat, Dropull i poshtëm, Dropull i sipërm, Pogon, Aliko, Dhivër, Finiq, Livadhja e Mesopotam.

Ndër këto njësi administrative, vetëm në atë puro labe (Horë-Vranisht) ka pasur një rrudhje të pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të 14 majit, e ngjashme me të të gjithë Shqipërisë. Ndërsa në shumicën dërrmuese të të tjerave, është regjistruar një rritje galopante e numrit të pjesëmarrësve zgjedhorë (shumica dërrmuese ndoshta të ardhur me autobusë nga Greqia).

Një skenar i ngjashëm mund të përsëritet aktualisht me regjistrimin e popullsisë (Censin), ndoshta i shpërndarë në 6 javë tani.

Meqënëse INSTAT-i u ka krijuar shtetasve mundësinë që të shkojnë në zyrat lokale dhe të vetplotësojnë pyetësorin e Censit, mund të kemi një vargan 6-javor autobusësh me emigrantë greqishtfolës që vijnë thjesht të regjistrohen në vendbanimet e tyre të dikurshme – sidomos në bashkitë Himarë dhe Konispol (Dropulli dhe Finiqi e kanë siguruar tashmë statusin minoritar me 20% të banorëve greqishtfolës).

INSTAT-i duhet të tregohet vigjilent ndaj një skenari të tillë – sepse vetëm shtetasit që banojnë realisht këtu duhet të regjistrohen si banorë, dhe jo ata që vijnë për një ditë me atutobusë nga Greqia. Banimi permanent i të regjistruarve ka qenë e mbetet parimi themelor i Censit, qysh kur u popullarizua nga Romakët e Lashtë (që e quanin Census).


SHËNIM I RËNDËSISHËM: Në shumicën dërrmuese të këtyre njësive administrative, PS-ja ka fituar mbi 50% të votave në të dyja zgjedhjet. PD-ja ka garuar në koalicion me PBDNJ-në dhe LSI-në

Related Posts

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
E rëndë/ 36-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, çfarë dyshohet
Kryesore

E rëndë/ Qeni kafshon 10-vjeçaren dhe e tërheq zvarrë për disa metra

20/03/2026
Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!
Lajme

Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!

20/03/2026
Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet
Kryesore

Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet

20/03/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sabina Mete: Nuk mund të kesh një rrogë nën 1 mijë euro dhe të bësh një jetë luksi dhe të ikësh në Mykonos

Sabina Mete: Nuk mund të kesh një rrogë nën 1 mijë euro dhe të bësh një jetë luksi dhe të ikësh në Mykonos

20/03/2026
Pas daljes nga “BBVK”, Klodi rrëfehet nga raportet me Elijonën te planet jashtë reality-show

Pas daljes nga “BBVK”, Klodi rrëfehet nga raportet me Elijonën te planet jashtë reality-show

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al