• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Avokatët e Gjirokastrës kundërshtojnë vendimin për hartën e re gjyqësore

21/01/2022
Avokatët e Gjirokastrës kundërshtojnë vendimin për hartën e re gjyqësore

Vetë qytetarët preken drejtpërdrejt nga ky riorganizim sipas Tahir Novit njërit prej avokatëve me përvojë disa dekada në Gjirokastër. Edhe avokatët nga Saranda mendojnë se nuk janë marrë parasysh trendi demografik në rritje, prania e tregut turistik si dhe disatancat gjeografike për banorët e skajeve të vendit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar në Gjirokastër konsultimin e radhës në lidhje me hartën e re gjyqësore. Më parë dhomat e Avokatisë të Sarandës dhe Gjirokastrës e kanë kundërshtuar këtë projekt të ri si të pabazuar në specifikat lokale dhe si një projekt sipërfaqësor që vetëm do të rriste kostot e punonjësve të drejtësisë, do të zbalanconte zinxhirin ekonomik duke larguar ekspertët dhe avokatët.

Vetë qytetarët preken drejtpërdrejt nga ky riorganizim sipas Tahir Novit njërit prej avokatëve me përvojë disa dekada në Gjirokastër. Edhe avokatët nga Saranda mendojnë se nuk janë marrë parasysh trendi demografik në rritje, prania e tregut turistik si dhe disatancat gjeografike për banorët e skajeve të vendit.

Vetë zv. kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor z. Maksim Qoku konkludoi se sugjerimet e grupeve të interesit do të vlerësohen por vetë harta e re sipas tij është produkt i kritereve të ligjit aktual. Studimi që i parapriu hartës sipas tij ka konsideruar një kompleksitet kriteresh dhe në finale qëllimi është efiçenca dhe cilësia më e mirë e shërbimeve gjyqësore.

Avokatët dhe ekspertët kanë paralajmëruar ankimimin e projektit në Gjykatën Administrative si dhe pezullimin e përkohshëm të liçensave nëse projekti do të shkojë për implementim. Sipas hartës së re gjyqësore aktive do të mbeten vetëm gjykatat e shkallës së parë në çdo qendër qarku dhe çdo shkallë tjetër e gjyqësorit do të zhvendoset në Tiranë ndërsa planifikohet një gjykatë e dytë administrative në Lushnje në funksion të Jugut të vendit.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al