• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Baba Mondi: Pa Atdhe nuk ka fe, uroj më shumë unitet me njëri-tjetrin për të përballuar sa më mirë këtë periudhë të rëndë pandemie

17/01/2021
Baba Mondi: Pa Atdhe nuk ka fe, uroj më shumë unitet me njëri-tjetrin për të përballuar sa më mirë këtë periudhë të rëndë pandemie

Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj në 100 vjetorin e Kongresit Historik Bektashian duke iu kthyer historisë, vlerësoi lart rolin e këtij kongresi dhe kontributin e tij për krijimin e shtetit shqiptar, pasi siç tha ndër shekuj bektashianët janë kujdesur të ruajnë mëmëdhenë. Ai shtoi se sot, do të dëshironin që të kishte më shumë njerëz në këtë event të rëndësishëm, por pandemia dhe kushtet që ajo na detyron të zbatojmë e kanë bërë të pamundur. Megjithatë shtoi se klerikët dhe Kryegjyshët Botërore që kanë dhënë.

“Kongresi i Parë Bektashian, u mbajt në Prishtë të Skraparit nga 14 deri 17 janar të vitit 1921, dhe sot kur e përkujtojmë, unë si Kryegjysh Botëror Bektashia ju falënderoj të gjithëve, ju bekoj dhe uroj nga zemra për vitin 2021, ju uroj me shumë paqe dhe dashuri në familjet tuaja, më shumë adhurim e besim tek i madhi Zot, më shumë unitet me njeëri-tjetrin për të përballuar sa më mirë këtë periudhë të rëndë pandemie.

Do të dëshironim që këtë event të rëndësishëm fetar e atdhetar, 100 vjetori i Kongresit të Parë të Prishtës ta përkujtonim më ndryshe, me më shumë pjesëmarrje, aktivitete e pelegrinazhe, por kjo situatë na detyron të respektojmë kushtet e domosdoshme dhe ta bëjmë me pak njerëz. Por njëkohësisht me respektin dhe vlerësimin më të madh për këtë ditë të shënuar, për klerikët bektashinjë që e mbështetën dhe së bashku mundësuan mbajtjen e kongresit duke hapur udhë të reja e dritë në mësimin tonë bektashian e atdhetar.

Ato ditë të shënuara në teqenë e Prishtës, vlerësini e kulluar i Haxhi Bektash Veliut do të rrënjosej thellë në kujtesën e miliona besimtarëve në Shqipëri dhe mbarë botën, për këto vendime që mori, formimi i Komitetit Bektashian Shqiptar në atë kongres ishte pjesë e kontributit të bektashinjve në shekuj dhe falë veprimeve historike të Kongresit të Lushnjes që i mori në mbrojte të besimet fetare, bektashizmi shqiptar filloi organizimin e tij me statut dhe këshill duke e forcuar atë vit pas viti, madje shumë prej klerikëve bektashianë kanë dhënë jetën e tyre në mbrojte të lirisë së kombit tonë duke i besuar kauzës së tyre: Pa Atdhe nuk ka fe!
Teqeja e Prishtës mbart në historinë e vetë sa e sa episode të lavdishme të besimit të palëkundër në Zot, Klerikët që kanë shërbyer aty, si Baba Tahiri, Baba Xhaferri, Baba Shabani, Baba Hyseni, Baba Kamberi etje kanë mundur që të mbajnë të ndezur çirakun e Haxhi Bektash Veliut duke shpërndarë dritë e besim që mban të ndezur në zemrat e të gjithëve dashurinë se vetëm me pushkë dhe me penë mund të shpëtojmë mëmëdhenë!

Kongresi i Parë Bektashian do të jetë në të ardhmen një pikë referimi në rrugën tonë si klerikë e besimtarë dhe studiuesve se ende flenë në arkiva dëshmi të ndritura të kohës që duhet të dalin në dritë
Mbetet detyra jonë që të dalin në dritë

Falenderoj po ashtu edhe ata që e vazhduan këtë rrugë me Kongresin e Dytë dhe të Tretë, pra Shqipëria u bë vendi i gjithë bektashinjve të botës, duke vazhduar më tej me kongrese të tjera.

Nder e respekt për të gjithë ata Kryegjyshë Botërorë të cilët e udhëhoqën bektashizmin dhe kanë dhënë jetën e tyre për t’i shërbyer besimtarëve.

Unë uroj nga zemra ta kalojmë sa më shpejt këtë periudhë të vështirë që po kalojmë. Zorti Ju Bekoftë të Gjithëve Amin!”,- tha ai gjatë fjalës përshëndetëse.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al