• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Babai i Alma Arrazit: Nuk dua që vajza të varroset në Shkodër

08/05/2024
Tragjedia në familjen Arrazi/ 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Babai i Alma Arrazit kërkon që trupin e të bijës ta varrosë në Durrës, pranë nënës së saj. Ai nuk pranon që ajo të prehet në Shkodër, bashkë me të vegjlit e saj sepse sipas tij ajo nuk ka vend atje sepse nuk ka njeri atje.

“Unë do këmbëngul deri në fund që vajzën time, se dëgjova dhe deklaratën e kunatit të Almës që tha se kemi bërë katër arkivole, fëmijët e vet t’i mbajnë, ndërsa vajzën do e marr dhe do e varros në Durrës afër nënës së saj. Ajo s’ka njeri në Shkodër, se një burrë pati. Nuk dua ta dëgjoj më atë fjalë Shkodër, se ajo Shkodër i hëngri kokën vajzës time. I lutem shtetit që me këtë hall që kemi ne, dua që të na ndihmojnë që ta sjellim fëmijën këtu e ta varrosim në Durrës”, – tha ai për Top News.

“Unë jam munduar, si prind, për të bërë më të mirën. I jam lutur fëmijës tim, i kam thënë që ta lejë atë burrë sepse jeta ‘juaj ka marr fund. Me zor nuk rrihet. Të thotë nuk të dua. Ik je e lirë. Martohu që nesër. Çfarë pret më? Fëmijët nuk i le dot’ më thoshte. Pastaj ka marrë këtë vendim që ka flijuar jetën e vet dhe të tre fëmijëve”, – tha babai.

Ai tregon se vajza e tij dhunohej psikologjikisht nga bashkëshorti, që e tradhtonte. Sipas tij 39-vjeçarja nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor, ndërsa problemet në çift kanë nisur pasi janë kthyer nga Gjermania.

“Fjalët për probleme mendore nuk janë të vërteta, e deklaroj me përgjegjësinë time. Sikur të ishte e tillë, im shoq si e mori për grua. Edhe nëse s’e ka ditur në fillim, do e kuptonte më vonë. Si jetoi 10 vjet dhe bëri 3 fëmijë me vajzën time, nëse vajza do ishte në atë gjendje që pretendojnë.

Nuk kam marrë ndonjëherë ilaçe depresioni për vajzën, unë kam qenë edhe në Gjermani kur ka qenë vajza me bashkëshortin atje. Kanë kaluar mirë. Pasi u kthyen, vajza shprehej se ai ka një të dashur, shkonte me të tjera, filloi të jepte shenjat e veta, derisa arriti në këtë gjendje. Më tha bashkëjeton me një gocë të re, fle në një dhomë më vete me tre fëmijët” – tha ai.

Babai pretendon se i ka kërkuar vajzës të ndahet, por Alma nuk donte të largohej nga fëmijët.

“I thashë çfarë pret më, ka mbaruar çdo gjë. I jam lutur, lere se ka mbaruar. Ai i tha nuk të dua, çfarë pret më. Ik. Më tha fëmijët nuk i le dot, nuk jetoj dot pa fëmijët. Ai nuk ia linte fëmijët. Pa fëmijë nuk rrinte dot, atë e donte jashtë mase. Aty ka marrë vendimin për të flijuar jetën e vetë dhe të tre engjëjve.

Nuk më ka thënë për dhunë fizike, por dhunë psikologjike ka pasur që nga momenti kur ai ka nisur një lidhje jashtëmartesore. Ajo më thoshte nuk dua që fëmijët e mi nuk dua t’i gëzojë dikush tjetër, i kam bërë unë, do t’i rris unë. Ka qenë një nënë shembullore, e përkushtuar për fëmijët” – tha babai.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Perla e Manajt “rezervon” fazën “play-off”, tani në “lojë” futet…Anglia

Ëndrra Botëror dy “hapa” larg, shqiptarët “kryqëzojnë gishtat”, 2026 mund të jetë vit unik

01/01/2026
Perla e Manajt “rezervon” fazën “play-off”, tani në “lojë” futet…Anglia

Ëndrra Botëror dy “hapa” larg, shqiptarët “kryqëzojnë gishtat”, 2026 mund të jetë vit unik

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al