• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Babai i ekstremistit Kacifas mbërrin në Tiranë te Krimet e Rënda. A do të tërhiqet trupi sot?

02/11/2018
Mbledhje urgjente te Krimet e Rënda për Kaficasin, zbardhet kërkesa e prokurorëve për mjekët

Mbërrin tek Krimet e Rënda babai i minoritarit të vrarë Kostandinos Kacifas. Jani Kacifas është thirrur sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka në dorë çështjen për t’u marrë në pyetje për ngjarjet e ndodhura nga Bularat më 28 tetor ku pasi qëlloi për orë të tëra mbi policinë, 35-vjeçari u vra nga forcat speciale.

Vrasja e Kacifas ka sjellë reagime të forta nga Greqia si nga ana e qeverisë ashtu dhe e qytetarëve, kryesisht ata ekstremistë. Nga ana tjetër Shqipëria kë kërkuar të mos ndërhyhet në këtë çështje që po hetohet intensivisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në disa qytete të Greqisë janë zhvilluar protesta. Ndërkohë një grup prej katër ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka kryer ekspertizën në trupin e Kostandinos Kacifas, minoritarit grek që vra nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës. Ekspertët do të përcaktojnë se cila është distanca prej nga është qëlluar Kacifas dhe nëse ka shenja dhune ne trupin e viktimës.

Familjarët e viktimës, pretendojnë se i afërmi i tyre, është qëlluar nga një distancë e afërt. Por nga ana tjetër specialët e RENEA këmbëngulin se të shtënat kanë qenë nga një distancë e konsiderueshme. Burimet thonë se viktima ka dy plagë kraharor. Janë mjekët ligjore, që do të thonë fjalën e fundit, për mënyrën sesi është qëlluar ndaj Kacifasit dhe distancën prej nga është qitur me armë në drejtim të tij.

Ndërsa përmes analizave toksikologjike, do të përcaktohet nëse 35-vjeçari ka qenë nën efektin e ndonjë substance. Trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas u transportua mbrëmjen e së martës nga Gjirokastra për në Morgun e Tiranës dhe do të mbahet aty deri në përfundim të ekspertizës, e cila mendohet të përmbyllet brenda një jave.

Related Posts

Kryesore

Alarm në Gjirokastër prej reshjeve intensive, kryebashkiaku bën thirrje për të kufizuar lëvizjet: Telefononi 112 nëse keni nevojë për ndihmë

06/01/2026
Bie masivi, bllokohet rruga Gjirokastër-Tepelenë
Kryesore

Bie masivi, bllokohet rruga Gjirokastër-Tepelenë

06/01/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Ura e Leklit–Këlcyrë, shoferi humbet kontrollin, makina përplaset me pemën

05/01/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, 45-vjeçari nën hetim për dhunë ndaj thjeshtrës së tij

05/01/2026
Vlora 5 ditë pa ujë/ Sekuestrohen kamerat e bizneseve dhe nis hetimi nga Prokuroria
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë/ Sekuestrohen kamerat e bizneseve dhe nis hetimi nga Prokuroria

05/01/2026
Reshjet intensive, Ministria e Mbrojtjes tregon si paraqitet situata
Kryesore

Reshjet, paralajmërohen përmbytje në veri dhe jug

05/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Largimi i sajuar i Stines, Miri: Jam prekur shumë

Largimi i sajuar i Stines, Miri: Jam prekur shumë

06/01/2026
Spektakël bardhezi në Serie A, Juve thyen Sassuolon (VIDEO)

Spektakël bardhezi në Serie A, Juve thyen Sassuolon (VIDEO)

06/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al