• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Babëzia për shezlonge në Ksamil, plazhi mbushet me rërë gëlqerore për të zgjeruar sipërfaqen. Ja cili është rreziku për shëndetin (VIDEO)

27/02/2023
Babëzia për shezlonge në Ksamil, plazhi mbushet me rërë gëlqerore për të zgjeruar sipërfaqen. Ja cili është rreziku për shëndetin (VIDEO)

Në Ksamil, përgatitjet për sezonin turistik të verës kanë filluar, me përpjekjet për zgjerimin e sipërfaqes së plazheve. Rreth 1200 metër kub rërë gëlqerore e transportuar buzë detit nga guroret është duke u shtresëzuar mbi materialin autokton të Ksamilit në të gjithë hapësirën e plazheve që kontraktohen nga subjekte private.

Ekspertët e mjedisit dhe organizatat që po lobojnë për turizëm të qëndrueshëm e kanë vlerësuar këtë situatë si shumë problematike dhe me efekte negative në turizëm. Rëra përveçse nuk ka asnjë efekt kurativ çka është edhe pritshmëria e vizitorëve mund të rezultojë e rrezikshme për shëndetin e njerëzve, habitatin natyror dhe botën e ujit. Parametrat e kokrrizave natyrale të rërës në Ksamil janë 0,5 mm ndërsa ky material që po depozitohet është gati në trajtë pluhuri.

Kristo Kauri ekspert mjedisi liston një numër dëmesh që i janë shkaktuar Ksamilit gjatë 3 dekadave të fundit duke degraduar 50% të habitatit natyror e nëse ky kërcënim sipas tij nuk do ndalet efektet në mjedis dhe turizëm mund të jenë jo premtuese.

Ndërhyrjet e deritanishme duke nisur me ndotjen e tokës dhe të ujit kanë larguar nga bregu me gati 40 m habitatin e leshterikëve si dhe kanë përgjysmuar sipërfaqen e tyre në raport me 30 vjet më parë. Bashkë me to disa specie të ujit pothuajse janë zhdukur.

Bizneset e turizmit do të duhet të ndërgjegjësohen për këtë situatë problematike që po reflektohet vit pas viti në përshtypjet e vizitorëve thotë Soraldo Nebo që drejton një organizatë turizmi në rajon.

Komuniteti që është i shqetësuar për gjendjen ka kërkuar prej autoriteteve verifikimin e lejeve mjedisore në lidhje me rërën e sjellë në Ksamil. Gjithashtu ata kërkojnë zbatimin e standardeve lidhur me miratimin e hapësirave për plazhe e kontrollin e menaxhimit të tyre në mënyrë që të evitohet mbipopullimi i buzës së detit që po rezulton me pasoja në mjedis dhe shëndet./TCh 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al