• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Balaj është makthi i Tiranës, 10 gola në 8 ndeshje. Ja statistikat që trembin bardheblutë

26/02/2026
Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

Në prag të një tjetër “klasikeje” të futbollit shqiptar, vëmendja është sërish e gjitha tek numri 9 i Vllaznisë, kapiteni dhe lideri ofensiv, Bekim Balaj. Në moshën 35- vjeçare, sulmuesi shkodran po zhvillon një nga sezonet më të mira të viteve të fundit, duke numëruar 12 gola deri më tani në edicionin 2025-26 të Superiores.

Pikërisht tek eksperienca dhe instinkti i tij i golit mbështeten shpresat më të mëdha të kuqebluve për sfidën e javës së 26-të ndaj Tiranës. Por përtej dëshirës dhe formës aktuale, janë statistikat ato që e bëjnë Balajn “kërcënimin” kryesor për bardheblutë. Që prej rikthimit të tij në kampionatin shqiptar në janar të vitit 2023, Balaj e ka kthyer Tiranën në kundërshtarin e tij të preferuar. Në 8 ndeshjet e fundit të kampionatit përballë kryeqytetasve, ai ka realizuar plot 10 gola, duke u shndërruar në një makth të vërtetë për mbrojtjen bardheblu.

Seria nisi në edicionin 2023-24, kur në fazën e dytë realizoi golin e fitores 0-1 për Vllazninë. Në fazën e tretë të po atij sezoni, sulmuesi shkëlqeu me dy gola në suksesin 3-1 në “Loro Boriçi”. Tradita vijoi edhe në sezonin 2024-25, ku Balaj ishte protagonist absolut: tre dopieta ndaj Tiranës – në barazimin 2-2 në Shkodër, në spektaklin 3-4 në transfertë dhe në fitoren 2-1 sërish në “Loro Boriçi”. Një dominim personal që vulosi raportin e tij special me këtë përballje. Edhe këtë sezon, në javën e 8-të, Balaj gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 3-1 të Vllaznisë ndaj Tiranës, duke konfirmuar se bardheblutë mbeten “territori” i preferuar i shtatlartit. Në përballjen më të fundit mes Tiranës dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 17-të të sezonit 2025-26, sfida u mbyll në barazim 1-1.

Të dy golat erdhën nga pika e bardhë: fillimisht realizoi Freitas për Tiranën, ndërsa Balaj u tregua i saktë nga 11 metrat për kuqeblutë, duke shtuar edhe një tjetër gol në Inspektim për Europianin Shqipëria do të jetë vend organizator në Europianin U-21 të vitit 2027. Katër stadiume janë projektuar për të pritur ndeshjet finale. UEFA e kishte dje vizitën e parë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Gjatë katër ditëve do të vizitohen edhe tre stadiume të tjera ku do të luhen ndeshje. Konkretisht “Air Albania”, “Arena e Demave” dhe “Elbasan Arena”.

Delegacioni përbëhet nga 20 ekspertë dhe zyrtarë të UEFA-s. bilancin e tij mbresëlënës ndaj këtij kundërshtari. Me këtë realizim, 35-vjeçari jo vetëm që thelloi statistikat personale ndaj Tiranës, por dha edhe një tjetër sinjal se në ndeshjet e mëdha di të marrë përgjegjësi. Edhe pse ka pasur ndeshje ku nuk ka shënuar, historia e viteve të fundit tregon qartë se Balaj “ndizet” sa herë përballet me Tiranën. Në një sfidë që pritet të jetë vendimtare për objektivat e sezonit, të gjithë sytë do të jenë tek ai për të parë nëse do të vazhdojë traditën e golave në klasiken e futbollit shqiptar. Sepse kur përballë është Tirana, statistikat flasin qartë, Bekim Balaj rrallë fal.

PIKA E FORTË – Sulmi i Vllaznisë është pa diskutim pika më e fortë e skuadrës këtë sezon. Me 33 gola të shënuar në 25 javë kampionat, shkodranët kryesojnë renditjen për efikasitet ofensiv, duke u kthyer në ekipin me më shumë rrjeta të tundura në kampionat. Statistikat flasin qartë për një skuadër që e ka ndërtuar identitetin e saj mbi guximin dhe forcën sulmuese, duke qenë vazhdimisht kërcënuese për çdo kundërshtar. Pas kuqebluve renditen Elbasani me 31 gola dhe Egnatia me 30 të tillë, çka tregon se gara për ekipin më produktiv është e fortë. Megjithatë, Vllaznia ka ditur të ruajë një marsh më shumë, sidomos në ndeshjet vendimtare, ku instinkti para portës ka bërë diferencën.

Ajo që bie më shumë në sy nuk është vetëm numri i golave, por mënyra sesi ato janë shpërndarë. Plot 12 futbollistë të ndryshëm kanë gjetur rrugën e rrjetës, një tregues i qartë i harmonisë dhe bashkëpunimit në repartin ofensiv. Nuk kemi të bëjmë me një skuadër që varet nga një emër i vetëm, por me një grup ku secili merr përgjegjësi dhe kontribuon në momentin e duhur. Natyrisht, lideri i sulmit mbetet Bekim Balaj, i cili ka realizuar 12 gola, duke konfirmuar rolin e tij si pikë referimi në zonën kundërshtare.

Pas tij vjen Sherif Kallaku me 5 gola, ndërsa Mala dhe Jago kanë kontribuar me nga 3 secili. Kastrati ka shënuar 2 herë, ndërsa nga një gol në llogarinë personale kanë shtuar Bajrami, Bismark, Dodaj, Hakaj, Gurishta, Murataj dhe së fundmi Tafili. Një panoramë që dëshmon për thellësinë dhe alternativat që ka skuadra në fazën sulmuese. Kjo shpërndarje golash flet shumë për filozofinë e trajnerit Edi Martini, i cili ka ndërtuar një ekip ku besimi dhe liria në lojë përkthehen në produktivitet konkret. Vllaznia nuk sulmon me një lojtar, por me një mekanizëm të tërë që funksionon në sinkron. Dhe pikërisht ky diversitet në shënim është garancia më e madhe për vazhdimësinë e suksesit në javët e mbetura të kampionatit.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ferrari tremb me ide dhe shpejtësi, tani kërkohet mentaliteti fitues
Sport

Ferrari tremb me ide dhe shpejtësi, tani kërkohet mentaliteti fitues

26/02/2026
Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjobiten klubet e Superiores
Sport

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, gjobitet klubi i Superiores

26/02/2026
Euro U-17 për vajza/ Shqipëria U-17 luan ndeshjen e parë ndaj Andorrës
Sport

Euro U-17 për vajza/ Shqipëria U-17 luan ndeshjen e parë ndaj Andorrës

26/02/2026
Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 21-të
Sport

“Abissnet Superiore”/ Java e 26-të luhet të premten & të shtunën, nis me klasiken e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana

26/02/2026
Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjobiten klubet e Superiores
Sport

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, gjobitet klubi i Superiores

26/02/2026
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë
Sport

Ngjeshje e kalendarit, javë vendimtare për Dinamon

26/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

Balaj është makthi i Tiranës, 10 gola në 8 ndeshje. Ja statistikat që trembin bardheblutë

26/02/2026
Ferrari tremb me ide dhe shpejtësi, tani kërkohet mentaliteti fitues

Ferrari tremb me ide dhe shpejtësi, tani kërkohet mentaliteti fitues

26/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al