• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Balla në gjimnazin e Tepelenës: Policia ka bërë një punë të shkëlqyer për të goditur ata që shesin drogë për nxënësit

05/12/2023
Balla në gjimnazin e Tepelenës: Policia ka bërë një punë të shkëlqyer për të goditur ata që shesin drogë për nxënësit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me trupën drejtuese dhe nxënësit e gjimnazit “Abaz Shehu” në qytetin e Tepelenës, ku u informua rreth zbatimit të masave të paketës së sigurisë në shkolla dhe problematikave të mundshme në këtë institucion të arsimit të mesëm.

Ministri Balla vlerësoi nivelin e zbatimit të masave të paketës së sigurisë dhe u kërkoi gjimnazistëve që për çdo problem negativ, sidomos tentativave për shpërndarje lëndësh narkotike, të vinin në dijeni drejtuesit e shkollës, ose policinë.

Pasi u njoh me gjendjen e shkollës dhe masat e marra, ministri Balla tha se “ju kërkoj, si një shembull i mirë që nuk e njihni fenomenin e konsumimit të drogave, të vazhdoni ta ruani këtë sjellje. Duhet të jeni realisht shumë të përkushtuar në marrëdhëniet me drejtuesit e shkollës, edhe me oficerin e sigurisë, që çdo tentativë keqbërësi që kërkon t’ju tërheqë në rrjetën e përdorimit të lëndëve narkotike, t’ua komunikoni drejtuesve të shkollës, oficerit të sigurisë, por edhe punonjësve të policisë”.

Sa i përket rrezikut të fenomenit të konsumit të lëndëve narkotike, Balla nënvizoi se “përdorimi i lëndëve narkotike dëmton shëndetin tuaj, por edhe financat e familjeve tuaja, e ju shkëput marrëdhënien me shkollën, me aktivitetet sportive.”

Ministri theksoi se lufta kundër fenomeneve negative, kriminale, kërkon angazhimin e secilit, për të qene e suksesshëm.

“Policia ka bërë një punë të shkëlqyer për të ndaluar çdokënd që tenton të bëjë biznes me shëndetin tuaj, me jetën tuaj. Por vigjilenca duhet të jetë dhe ne nuk mund ta fitojmë këtë betejë nëse nuk kemi mbështetjen tuaj. Sepse ju shikoni gjithçka dhe e dini fare mirë, çdo rast kur dikush bie pre e këtyre kontakteve dhe këtyre keqbërësve,” – u shpreh Ministri.

Në këtë takim mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku., i cili në apelin për gjimnazistët, nënvizoi se “do të kërkoj që ju, përmes kontakteve me mësuesit ose drejtpërdrejt me punonjësit e policisë, të transmetoni te ne gjithçka nga shqetësimet e juaja që kanë të bëjnë jo vetëm me fenomenet e përdorimit të narkotikëve, drogave, por edhe më çështjen e bullizimit, problematikave që keni ju vetë si nxënës”.

Drejtuesit e gjimnazit “Abaz Shehu” shpjeguan se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me strukturat lokale të policisë. Prej 3 vitesh kanë në shërbim një oficer sigurie në shkollë dhe se patrulla të policisë janë të pranishme në mëngjes, para fillimit të mësimit dhe më pas gjatë pushimit të madh. Drejtuesit e shkollës sqaruan gjithashtu se kanë një sistem modern kamerash për ambjentet e brendshme dhe për ato të jashtme që përfshijnë edhe pjesë të perimetrit të sigurisë në shkollë. Ato bënë me dije se nuk ka problem të përdorimit të drogës në këtë gjimnaz.

Në këtë takim të Ministrit Balla, ishin edhe autoritet lokale, Kryetari i bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi, përfaqësues të qeverisë së nxënësve etj.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al