• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bandë gjobëvënësish në Athinë dhe Mykonos/ Katër persona në pranga, “Koka” e grupit një 38-vjeçar shqiptar

06/09/2024
Bandë gjobëvënësish në Athinë dhe Mykonos/ Katër persona në pranga, “Koka” e grupit një 38-vjeçar shqiptar

Policia greke ka arrestuar një grup kriminal, i cili kryente gjobvënie ndaj bizneseve në Athinë dhe ishullin e Mykonos me pretekstin e mbrojtjes. Siç raportohet katër persona kanë rënë në prangat e policisë, mes tyre edhe drejtuesi i grupit një 38-vjeçar shqiptar me precedentë të rëndë penalë, i quajtur Toni.

Siç rezultoi nga hetimi, pas shfrytëzimit të duhur të informacionit dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, të paktën që prej muajit nëntor 2023, të arrestuarit i’u bashkuan një grupi kriminal me qëllim zhvatjen e pronarëve të lokaleve dhe dyqaneve në Athinë dhe Mykonos. Gjithashtu policia ka arritur të dokumentojë veprimtarinë kriminale në të paktën 4 raste.

Si pretekst për t’i paguar shumat e kërkuara, ata parashtruan sigurimin e mbrojtjes për bizneset e tyre, ku 2 nga anëtarët e grupit kanë marrë detyra drejtuese (drejtues dhe nëndrejtues), ndërsa 2 anëtarët e tjerë kishin marrë rolin e koleksionistit.

Në prangat e policisë greke ra drejtuesi i grupit, shqiptari i njohur si “Toni”, me precedentë penalë për “vrasje të mbetur në tentativë”, “armëmbajte pa leje”, “vjedhje” etj. Bashkë me të u arrestuan edhe shtetas grekë Ioannis Valasopoulos 42 vjeç, i lindur në Belgjikë, Ioannis Ignatiadis 38 vjeç dhe Kristoforos Hardaloupas 21 vjeç.

Gjatë arrestimit dhe kontrollit të banesës së Tonit, policia gjeti dhe sekuestroi 9.095 euro, 2 celularë dhe 1 automjet tip “Smart”. Ndërsa gjatë arrestimit dhe kontrollit të banesavë të shtetasve grekë, u gjetën dhe sekuestruan 22.145 euro, 105 dollarë, 2 pistoleta, 3 krehëra, 103 fishekë, 1 jelek anti-plumb, 3 thika, celularë, motorra dhe sende të tjera.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

21/03/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën

Sylvinho e konsideron golashënues, “zhduket” lojtari i kombëtares, nuk është as në pankinë me skuadrën e tij

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al