Një situatë e papritur ka ndodhur në spektaklin televiziv “Ferma VIP”, ku një nga banoret ka përfunduar në spital gjatë ditës së sotme. Bëhet fjalë për fermeren Malbora Gurra, e cila sipas informacioneve është ndier keq dhe është transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas largimit të saj nga ferma, produksioni ka njoftuar banorët përmes një zarfi, duke sqaruar gjendjen aktuale të saj. Në mesazh thuhej se Malbora ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve dhe se, ndonëse gjendja e saj paraqitet e stabilizuar, ende nuk ka një vendim përfundimtar mbi aftësinë e saj për të vijuar garën.
“Pas rastit të mbrëmshëm, Malbora është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e parë dhe vijon të qëndrojë aty nën kujdesin e mjekëve. Malbora është mirë, por stafi mjekësor nuk ka dhënë ende fjalën e fundit nëse ajo do të jetë e aftë fizikisht për sfidat në fermë”, thuhej në njoftim.
Produksioni ngriti gjithashtu një pyetje për banorët, duke kërkuar mendimin e tyre nëse do të ishte e drejtë rikthimi i saj në garë në rast se mjekët rekomandojnë një periudhë pushimi nga sfidat fizike.
Ngjarja ka sjellë shqetësim mes konkurrentëve dhe publikut. Sakaq pak momente më herët fermerja është kthyer në gjendje të mirë shëndetësore dhe është bërë sërish pjesë e shtëpisë. “Përse u ktheve, isha mirë pa ty”- u shpreh Akili me të qeshura.
View this post on Instagram
The post Banorja e “Ferma VIP” përfundoi në spital, çfarë ndodhi me të? appeared first on iconstyle.al.









