Barcelona ka refuzuar një ofertë të frikshme për Ansu Fatin. Talenti i Barces kërkohet me ngulm nga Manchester United me “Djajtë e kuq” që janë të etur ta rrëmbejnë në “Old Trafford”.
Marca shkruan se agjenti i ri i futbollistit, Jorge Mendes, ka dorëzuar në klub një ofertë prej 150 milionë eurosh. 125 milionë euro janë ofruar cash, ndërsa 25 milionë të tjera në formën e bonuseve.
Barcelona e ka refuzuar menjëherë një ofertë të tillë, pasi nuk e ka konsideruar kurrë shitjen e lojtarit. Klauzola e futbollistit u rrit nga 170 milionë euro në 400 milionë euro, duke e bërë të paprekshëm. Kontrata e adoleshentit skadon në vitin 2022 dhe ende nuk ka rinovim të saj.






