Falë asist të Muriqit dhe Mallorca-s, Barcelona “fluturon” në krye të La Liga-s, e shkëptur me 7 pikë në raport me Real Madrid, ndjekësin më të afërt. Ekipi blaugrana doli me 3 pikë nga një transfertë “ferri” si ajo ndaj Atletico Madrid, për më tepër pasi e gjetën veten në dizavantazh në minutën e 39-të. Giuliano Simeone u shkëput shpejt dhe me një goditje të saktë bëri që stadiumi të shpërthente në festë. Festa nuk zgjati shumë pasi tre minuta më vonë ishte Rashford që barazoi shifrat në 1-1 me një goditje të bukur brenda në zonë.
Sfida u ndërlikua shumë për Atletico pasi në fundin e pjesës së parë Gonzalez u ndëshkua drejtpërdrejtë me karton të kuq duke lënë ekipin me 10-të lojtarë. Atletico u përpoq të mbronte rezultatin në çdo formë, e bënë diçka të tillë deri në minutën e 87-të, ku Leëandoëski me shumë fat devijoi topin me gjoks në rrjetë duke i dhuruar Barcelonës një fitore të madhe në një transfertë të vështirë, një fitore që i afron gjithnjë e më shumë me titullin në La Liga.
Pas ndeshjes, sulmuesi i Kosovës zbuloi emocionet e tij pas kësaj fitoreje të madhe: “Kishim kontrollin e ndeshjes dhe arritëm të marrim një 3 pikësh shumë të rëndësishëm. Nuk është e lehtë të luash këtu, për këtë arsye kjo fitore ka një shije të veçantë. Nuk është koha për të parë tabelën dhe se çfarë bëjnë rivalët tanë. Duhet të përqendrohemi vetëm tek puna jonë, edhe në këtë sfidë mund të bënim më mirë”, u shpreh Flick.








