• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bardulla: Pika e marrë në Gjirokastër vlen shumë, ndaj Laçit e Teutës të sigurojmë mbijetesën

06/03/2017
Bardulla: Pika e marrë në Gjirokastër vlen shumë, ndaj Laçit e Teutës të sigurojmë mbijetesën

“Në Gjirokastër morëm një pikë me shumë vlerë”, kështu është shprehur Florind Bardulla. Barazimi duket se ka rikthyer qetësinë te Vllaznia për të vazhduar garën e mbijetesës. Një gjë të tillë e pranon edhe mesfushori shkodran, ndërsa e cilëson rezultatin e së shtunës si më të drejtin.

 

“Një barazim në një fushë të tillë, përballë një kundërshtari të tillë, është një rezultat pozitiv për ne. Ishte një lojë me dy tablo. Në pjesën e parë, ekipi vendës ishte më superior ndaj nesh dhe na vuri në vështirësi. Ndërsa të dytën mendoj se, me pak fat dhe nëse do të ishin më të qetë para porte, mund të kishim fituar. Gjithsesi, edhe mund të humbisnim, pasi ishte një përballje e luftuar deri në minutat e fundit.

Ndaj them që barazimi ishte rezultati më i drejtë. Një pikë që për ne vlen jo vetëm për moral, por edhe për vazhdimësinë në kampionat. Si janë punët në tabelën e klasifikimit, një pikë mund të vlejë shumë kur të vijë finishi i këtij sezoni. Nga vendi i 4-t e deri në të 9-in, ekipet janë të ngjeshur. Megjithatë, mendoj se po tregojmë se jemi në rrugën e duhur për të shpëtuar”, tha për “Panorama Sport” Bardulla.

Laçi

Vllaznia këtë fundjavë ka një tjetër “provim” të vështirë. Përballë do të ketë ekipin e Laçit, që në dy fazat e para u ka marrë pikët maksimale kuqebluve.

“Tani kemi mundësitë më të mira për të parë përpara dhe për të hedhur hapa të mëdha drejt sigurimit të mbijetesës. Pavarësisht se ka ende shumë kohë, por unë do të thosha se, nëse marrim maksimumin në dy takimet që do të kemi në shtëpinë tonë me Laçin e Teutën, do të ishim më të sigurt. Megjithatë, të dy këto takime mbeten të forta, ndaj duhet që t’i marrim një nga një.

Laçi është një ekip i fortë dhe këtë sezon na ka marrë maksimumin e pikëve në të dyja fazat. Duhet që të bëjmë kujdes. Na duhet fitorja, pasi çdo rezultat tjetër në këtë takim do të ishte fatal. Megjithatë, mendoj se me formën dhe besimin që kemi kësaj here do të arrijmë ta mposhtim Laçin, edhe pse e dimë që janë forcuar në 2017-ën. Por tashmë nisin finalet për ne, ndaj në çdo sfidë luajmë për trepikëshin”, përfundoi mesfushori.

Related Posts

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al