Lulzim Basha vijon takimet me qytetarët, në mbarë vendin duke ndryshuar edhe strategjinë e komunikimit.
“Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes. Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakrificave për fëmijët, nipërit dhe mbesat”, shkruan Basha i cili po provon të bëhet më popullor.