• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha nga makina: Rindërtimi ka ngecur, qeveria kërkon të grabisë pronat e qytetarëve

12/03/2021
Basha nga makina: Rindërtimi ka ngecur, qeveria kërkon të grabisë pronat e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për “mafien e ndërtimit” që po tenton të përfitojë nga procesi i rindërtimit pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i dy viteve më parë.

Duke komunikuar me qytetarët në Facebook gjatë rrugës së tij drejt Durrësit për t’u takuar me kandidatet gra të PD në këtë qytet, Basha bëri akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Sipas kryedemokratit, procesi i rindërtimit po ecën me ritme të ngadalta, ndërsa fatkeqësia e tërmetit, sipas Bashës, por shfrytëzohet nga Rama për zgjedhjet e 25 Prillit.

“Rama  edhe rindërtimin e ka parë në funksion të dy gjërave, vjedhjes dhe në funksion politik. Për Ramën rindërtimi ka qenë një mundësi më shumë për të grabitur para dhe për ta përdorur politikisht këtë fatkeqësi. Në Durrës po bëhen përpjekje për të grabitur trojet e ndërtesave që janë shkatërruar në funksion të mafies. Ne kemi një ekip të veçantë të përbërë nga ekspertë më të mirë të arkitekturës. 

Rindërtimi ka ngecur në vend, është mbajtur peng, ne do ta çlirojmë rindërtimin nga kthetrat e Ramës dhe do ta përshpejtojmë këtë proces. Do të çlirojmë edhe fondet e BE që vazhdojnë të mbeten pjesërisht të bllokuara sepse pjesa tjetër nuk mund t’i jepet një qeverie që ka marrë damkën si qeveri e korruptuar. 25 Prilli është një ditë për të votuar për përshpejtimin e procesit të rindërtimit në të gjitha fushat. 

Ju jeni 2 vjet në çadra, Shqipëria është e ngecur 8 vjet në vend sepse është në dorën e një njeriu që mendon vetëm për veten e tij. Shikoni kush i ka marrë tenderat e rindërtimit. 37 milionë Euro vëllai i Safet Gjicit. 

Në Kombinat duan t’i zhvendosin nga pronat e tyre sepse pronat duan t’i grabisin për projektet me mafien e ndërtimit dhe për pastrimin e parave. Keni ngelur në çadra se Edi Rama nuk e çan kokën për ju. Kjo do të marrë fund. Unë do të kem një ekip të veçantë”, u shpreh ndër të tjera Lulzim Basha.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al