Pasuritë e paluajtshme dhe llogaritë bankare të zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe të fëmijëve të tyre, shtrihen nga Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqia, Italia, Spanja, Gjermania etj.
Ka një perceptim të opinionit publik dhe dyshime të forta se, pasuritë e padeklaruara, pra të fshehura jashtë vendit, arrijnë qindra milionë euro, pasi ILDKP ka zbuluar se, vetëm një grup i ngushtë funksionarësh, vitet e fundit, kanë fshehur rreth 40 milionë euro pasuri.
Më poshtë pasuria e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, ku ndër të tjera ai zotëron edhe një truall mbi 22 mijë metra katoror në Tepelenë.
Pronar me 100% i një shtëpie banimi në Holandë në vlerën 510 000 gulden.
Pronar me 100% i një apartamenti në Tiranë në vlerën 205 000 dollar.
Pronar me 100% i një apartamenti në Durrës në vlerën 33 000 euro.
Bashkëpronar me 1/3 pjesë takuese i një apartamenti në Tiranë në vlerën 17 500 lekë.
Bashkëpronar me 1/4 pjesë takuese i një apartamenti në Tiranë në vlerën 62 000 dollar.
Bashkëpronar me 1/4 pjesë takuese i një trualli me sip. 22 100 m2 në Tepelenë, rikthim prone në vitin 2004.
Depozitë bankare në vlerën 52 000 dollar.
Depozitë bankare në vlerën 81 000 euro.
Automjete Pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz në vlerën 72 000 euro.
Pronar me 100% i një pikture në vlerën 6 500 euro.
Pronar me 100% i një ore dore në vlerën 5 200 euro.
Pronar me 100% i një ore dore në vlerën 4 500 euro.
Pronar me 100% i një unaze diamanti në vlerën 11 500 euro.
Pronar me 100% i një servis porcelani në vlerën 6 800 euro.
Viti 2006
Bashkëshortja zonja Aurela Isufi të ardhura nga shitja e apartamentit në Tiranë në vlerën 100 000 euro, në të cilin është bashkëpronare me 33%.
Bashkëshortja zonja Aurela Isufi detyrime të paguara në vlerën -5 000 euro për apartament në Durrës.
Viti 2007
Të ardhura nga shitja e banesës në Hollandë në vlerën 257 500 euro.
Bashkëshortja zonja Aurela Basha të ardhura nga shitja e veturës në vlerën 45 000 euro.
Viti 2008
Bashkëshortja zonja Aurela Basha të ardhura nga shitja e apartamentit në Durrës në vlerën 45 000 euro.
Bashkëshortja zonja Aurela Basha detyrime të paguara në vlerën -40 000 euro për blerje e një apartamenti në Kavajë, për të cilin është bashkëpronare me 50%.
Viti 2012
Të ardhura të bashkëshortes nga shitja e apartamentit në Tiranë 10 450 000 lekë. Pjesa e Znj. Basha është 25%./Shqiptarja