Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sulmit të Sali Berishës. Para mbledhjes së kryesisë, ai tha se koha e tij tashmë ka përfunduar dhe PD do të hyjë në një epokë të re.
“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale.
Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës.
Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, nënvizon Basha.









