“Po ju them edhe një gjë, Sali Berisha nuk e meriton ta ndihmojë pas 16 vitesh me të. Ai nuk e meriton sakrificën e asnjë demokrati”. Kështu u shpreh krytari i PD-së, Lulzim Basha gjatë konferencës për media. Ai përsëriti të njëjtat akuza se Berisha po e mban peng PD-në për interesat e veta personale, si dhe tha gjithashtu që ish-kryeministri bën pjesë te “trekëndëshi i Bermudës”.









