• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha tregon mediat që paguhen nga mafia e plehrave (VIDEO)

15/10/2020
Basha tregon mediat që paguhen nga mafia e plehrave (VIDEO)

Lulzim Basha ka vendosur që me gurin që i ka rënë në dorë, të godasi fort mbi dy zogj. Ai po përdor aferën skandaloze të 75 milionë eurove të dhënë për tre koncesionet e inceneratorëve edhe për të diskredituar atë që e quan “mafia e plehrave që paguan me baule me euro Edi Ramën” edhe për të përçarë mediat që mbështesin propagandën e kryeministrit të vendit.

Ai i ka bërë thirrje sot pronarëve të mediave që sipas tij paguhen nga mafia e inceneratorëve ti refuzojnë këto para të bëra nga vjedhja e taksave të shqiptarëve. I pyetur nga gazetarët “se nëse denoncon pa precizuar cilat media paguhen në dorë”, deklaratat e tij mund të konsiderohen si një kërcënim kundër lirisë së shtypit, Basha u përgjigj: “Bëni sot një test se cilat media do të trancmetojnë denoncimin tim për inceneratorët dhe cilat do të heshtin nga paratë që kanë marrë”.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2020/10/Basha-seli-1.mp4

Duket se zgjedhja për të goditur tani më me ngulm koncesionet e inceneratorëve, dhënia e të cilëve ka nisur që në dhjetor të vitit 2016, nuk është krejt e rastësishme.

Kreu i opozitës po e bën atë në mënyrë sistematike prej ditësh dhe sot i ka kushtuar pothuajse tre çerekun e konferencës 35 minutshe të shtypit.

Nga ana parimore e denoncimit të një mega skandali, Basha nuk ka veçse për të fituar sa herë flet për të.

Argumentat e tij se kur vendet e tjera kanë ndaluar investimet publike për të kursyer para për pandeminë, ndërsa Rama dhe javën e shkuar i ka derdhur sërish 2 milionë euro të tjera incenertorëve, janë tejet të forta. Po ashtu edhe denoncimi i mbështetur në vetë raportet zyrtare të ministrisë së financave, se një pjesë e mirë e 75 milionë eurove të dhëna për tre koncesionet nuk janë investuar ende (pra nuk dihet se ku kanë përfunduar) është një akuzë tejet solide.

Lulzim Basha merr kredite morale kur përmend se këto para që prfundojnë në xhepat e pushtetarëve, tani në kohë pandemie, mund të shkonin “për të paguar minimumin jetik për 100 mijë shqiptre që humben vendet e punës, për të dhënë çekun 1000 euro për bizneset e vogla, gjë që po e bën edhe Kosova, për ti ndihmuar pensionisteve me 20 mijë lekë në muaj, për kostot e shtuara maskave ilaçeve”.

Ai tërheq vëmendjen e publikut kur bërtet “SPAK… s’ka aspak”, duke thënë se edhe Zimbabvia e futi në burg ministrin partner të Klodian Mërtirit dhe vëtëm këtu askush nuk e luan gishtin.

Por, përveç këtyre qëllimeve, që i bëjnë nder qasjes së drejtë të asaj se çfarë duhet të jetë opozitarizmi në një vend, duket se në insistimin e përditshëm të Bashës, kundër inceneratorëve, ka edhe një arsye të fortë pragmatike.

Duke i ndarë pronarët e mediave që i shërbejnë të gjithë Ramës, në dy grupe të mëdha, pra në ata që paguhen prej plehrave dhe ata që guxojnë që ti shpëtojnë censurës për këtë çështje, Basha kërkon të përçajë vathën mediatike të kryeministrit. Ende nuk dihet nëse ai e ka nisur këtë fushatë me një marëveshje të njërës palë mediatike kundër tjetrës, por një gjë është e qartë: duke vazhduar këtë betejë që po bëhet e përditshme, shefi i opozitës ka shumë për të fituar dhe asgjë për të humbur./ Lapsia.al

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al