• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha: Zgjedhje parlamentare dhe lokale në një ditë, kjo është beteja e opozitës

12/02/2020
Basha: Zgjedhje parlamentare dhe lokale në një ditë, kjo është beteja e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, iu përgjigj gazetarëve për çështjet kryesore të takimit dhe aktualitetit politik. Zoti Basha bëri të ditur se kriza politike dhe integrimi europian i vendit ishin në fokus të takimit me ambasadorin Soreca, me të cilin kanë diskutuar gjerësisht edhe për reformën zgjedhore.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, zoti Basha theksoi se objektivi kryesor i opozitës për zgjedhjet e parakohshme mbetet kryesor dhe i pandryshueshëm.

“Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme të bëhen sa më shpejt dhe shqiptarëve t’u rikthehet mundësia të zgjedhin me votë institucionet e tyre, duke filluar me parlamentin, me bashkitë e vendit. Kjo është rruga e vetme për të ndalur krizën politike, për të ndalur gremisjen e vendit. Për t’u dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin qeverisjen e tyre, një qeverisje që t’u shërbejë dhe t’u ofrojë më shumë mundësi ekonomike, punësimi, që të rinjtë të rrinë e të ndërtojnë jetën e tyre këtu e jo të largohen. Gjithçka që po shohim sot në këtë vend, bjerrja e shpresës, kriza ekonomike, është produkt i krizës politike, të cilës, në fakt, emrin ia ka vënë vetë i pari qeverisë. Kriza politike është krijuar pikërisht nga mentaliteti i KÇK-së. Sepse KÇK-ja në Shqipëri është qeveria, është kryeministri dhe veglat e tij në pushtet.”- tha kreu i opozitës, i cili u pyet gjithashtu, nëse PD pranon zhvillimin e zgjedhjeve vendore pa zgjedhje parlamentare të parakohshme?

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet vendore kushtetuese nuk janë çështje dëshire. Ju e patë raportin e ODIHR, ju e shikoni situatën në bashkitë e vendit, i shikoni kryebashkiakët me rekorde kriminale, falimentimin total të pushtetit vendor, dorëzimin total të shtetit para krimit, para padrejtësisë, papunësisë, krizën ekonomike?! Pra, nuk është lista e dëshirave të Lulzim Bashës apo të Partisë Demokratike. Është thirrja e çdo shqiptari që ta nxjerrim vendin nga kjo krizë, që të bëhemi bashkë për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë. Dhe kjo kalon vetëm duke i dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin qeverinë, parlamentin dhe kryebashkiakët që duan ata të zgjedhin, në një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor. Kjo është beteja. Pa u zgjidhur kjo, vendi nuk do të bëjë dot përpara. Ndaj gjithë fokusi ynë është që edhe procesin e integrimit europian të vendit, edhe procesin e zgjidhjes së krizës politike, ashtu siç i ka parashikuar Bundestagu gjerman, t’i kalojmë mes Reformës zgjedhore dhe zbatimit të kësaj reforme zgjedhore, që do të thotë: Zgjedhje të lira e të ndershme.”- u shpreh zoti Basha.

Zoti Basha u tha gazetarëve se PD dhe opozita po bëjnë gjithçka që reforma zgjedhore të përmbyllet brenda 15 Marsit.

“Ne po bëjmë çdo përpjekje dhe, nga ana jonë, nuk do të ketë asnjë pengesë, përkundrazi ka një angazhim total që reforma të përfundojë me 15 mars. Sigurisht, nuk varet vetëm nga ne. Një pjesë po kaq të rëndësishme, madje më të rëndësishme, ka dhe pala tjetër e cila sot ka edhe pushtetin.”

Duke vënë dukje se reforma administrative është e dështuar dhe se ka prodhuar më shumë korrupsion e më pak shërbime për qytetarët, kreu i opozitës theksoi se “ka ardhur koha që si pjesë e zgjidhjes së plotë të krizës, të rishikohet edhe reforma administrative dhe decentralizimi i pushtetit vendor.”

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elijona ndan dhimbjen e saj më të madhe: “S’më la Zoti të shijoj dashurinë e nënës”

Elijona ndan dhimbjen e saj më të madhe: “S’më la Zoti të shijoj dashurinë e nënës”

27/12/2025
Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al