• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bashkëshortja e Bruce Wills jep lajmin e hidhur: Aktori do të dërgohet nën kujdes të përhershëm

29/08/2025
Bashkëshortja e Bruce Wills jep lajmin e hidhur: Aktori do të dërgohet nën kujdes të përhershëm

Aktori legjendar i “Die Hard”, Bruce Willis, po jeton aktualisht nën kujdes të përhershëm, larg familjes së tij, si pasojë e përkeqësimit të sëmundjes së demencës frontotemporale. Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis, në një intervistë prekëse për programin special të ABC-së, Emma & Bruce Willis: The Unexpected Journey.

Emma, e cila ka dy vajza me aktorin, Mabel, 13 vjeçe dhe Evelyn, 11 tha se vendimi për ta sistemuar Bruce-in në një shtëpi me kujdes 24 orë ishte “një nga më të vështirët” që ka marrë ndonjëherë.

“E dija që, para së gjithash, Bruce do ta dëshironte këtë për vajzat tona. Do të donte që ato të jetonin në një shtëpi të përshtatur për nevojat e tyre, jo për të tijat,” – tha ajo.

Megjithëse nuk jetojnë më nën të njëjtën çati, Emma theksoi se janë “shumë shpesh atje” dhe se e konsiderojnë atë shtëpi si “shtëpinë e dytë”.

“Është një shtëpi e mbushur me dashuri, ngrohtësi dhe të qeshura. Është e mrekullueshme të shohësh sa shumë nga miqtë e Bruce-it vazhdojnë të vijnë për ta vizituar – sjellin jetë dhe gëzim,” tregoi ajo.

Ish-bashkëshortja e Bruce-it, Demi Moore, dhe vajzat e tyre. Rumer, 36, Scout, 33, dhe Tallulah, 31, gjithashtu e vizitojnë aktorin rregullisht, duke ruajtur lidhjen familjare në këtë periudhë të vështirë.

Emma, 49 vjeçe, rrëfeu se diagnoza e Bruce-it ka qenë një përvojë e rëndë dhe shpeshherë e vetmuar. Ajo foli për ankthin dhe shqetësimet që ka përballuar, duke përmendur nevojën për t’u kujdesur për çdo detaj të sigurisë në shtëpi për shkak të sjelljeve që lidhen me demencën.

Bruce Willis u tërhoq nga aktrimi në vitin 2022 pas diagnozës me afazi, e cila më vonë u konfirmua si demencë frontotemporale. Roli i tij i fundit ishte në filmin aksion-shkencor Assassin, i publikuar në mars 2023.

Related Posts

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë
Paparazzi

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham
Paparazzi

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
Chrissy Teigen mbetet pa dhëmb: Kjo është ajo që bëjnë nënat për fëmijët e tyre
Paparazzi

Chrissy Teigen mbetet pa dhëmb: Kjo është ajo që bëjnë nënat për fëmijët e tyre

22/12/2025
Shemsi Krasniqi pësoi infarkt pas përdorimit të një pilule për stimulim seksual?
Paparazzi

Shemsi Krasniqi pësoi infarkt pas përdorimit të një pilule për stimulim seksual?

22/12/2025
Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë
Paparazzi

Neymar kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë

22/12/2025
Roza Lati i jep fund lidhjes me Xhonatan Islamin?
Paparazzi

Roza Lati i jep fund lidhjes me Xhonatan Islamin?

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al