Vetëm gjatë muajit qershor-korrik 2017, Bashkia Gjirokastër ka shpenzuar 2.2 milionë lekë të vjetra për ‘udhëtime të brendshme dhe dieta’.
Kështu thuhet në pasqyrën e shpenzimeve të kësaj Bashkie të publikuara nga Thesari i Shtetit.
Nuk saktësohet nëse këto shpenzime janë kryer vetëm nga kryebashkiakja Zamira Rami apo funksionarë të tjerë të bashkisë.
Ndërkohë gjatë muajit shtator janë shpenzuar për ‘dieta dhe udhëtime’ 21 mijë lekë të reja.
/ArgjiroLajm.net/