Bashkia Gjirokastër ka lidhur një kontratë me objekt; ‘Zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik rrugor’ me vlerë rreth 41 milionë lekë të vjetra.
Firma që ka marrë përsipër punimet është “SARK” sh.p.k me adresë në Fier.
Sipas njoftimit në buletinin e prokurimeve publike, nuk jepen detaje të tjera se në cilat segmente do të zgjerohet ndriçimi publik dhe kur përfundon kontrata me kompaninë që ka marrë përsipër punimet.