Bashkia Gjirokastër ka hapur një tender për kastrimin e qenve të braktisur. Fondi limit është rreth 11 milionë lekë të vjetra pa tvsh. Afati për zbatimin e kontratës është deri në 31 dhjetor të këtij viti. Shpesh ka pasur aludime në rrjetet sociale për helmim të qenve të braktisur nga Bashkia Gjirokastër, akuza që nuk janë provuar asnjëherë zyrtarisht ndërkohë që vetë bashkia ka bërë kallëzim në polici për zbardhjen e rasteve të denoncuara në media.