• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bashkia Gjirokastër ‘zgjidh qesen’, i jep Luftëtarit 230 milionë lekë

28/12/2017
Bashkia Gjirokastër ‘zgjidh qesen’, i jep Luftëtarit 230 milionë lekë

Klubi i Luftëtarit funksionon si shoqëri aksionere prej dy vitesh, teksa 75% të aksioneve i takojnë presidentit Grigor Tavo, ndërsa 25% Bashkisë Gjirokastër. Dje, në mbledhjen e fundit për këtë vit të Këshillit Bashkiak, ku u diskutua dhe miratua buxheti për vitin 2018, një zë të rëndësishëm kishte edhe klubi i futbollit.

Këshilltarët bashkiakë votuan në unanimitet të plotë për t’i kaluar klubit Luftëtari shumën e 230 milionë lekëve të vjetër. Si pjesë jo pak e rëndësishme e shoqërisë aksionere, Bashkia Gjirokastër duket se i është përgjigjur më së miri presidentit Tavo, i cili natyrshëm është financuesi kryesor i Luftëtarit. Vetëm në sezonin e kaluar, ku bluzinjtë bënë një paraqitje spektakolare duke e mbyllur kampionatin në vendin e katërt dhe pranë zonës europiane, mësohet se janë shpenzuar 700 milionë lekë të vjetër. Këtu bëhet fjalë vetëm për kontratat e lojtarëve, stafit teknik dhe akomodimin.

Klubi i Luftëtarit për çdo muaj ka një pagë fikse prej afro 10 milionë lekësh të vjetër për grumbullimin në hotel të futbollistëve dhe trajtimin ushqimor. Ndërkohë, pas mbledhjes së djeshme në Bashki, një koment për atë që ndodhi la edhe vetë kryetarja Zamira Rami, duke lënë të kuptohet se edhe për futbollin ka pasur një unanimitet nga këshilltarët.

“Për herë të parë, projekt-buxheti i Bashkisë Gjirokastër për vitin 2018 është miratuar në unanimitet të plotë. Faleminderit të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak për mbështetjen!”, shkruhej në faqen zyrtare të kryebashkiakes.

 

luftetari festa

Related Posts

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë
Lajme

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë

05/04/2026
Fortlumturi Joani: Lufta, konfliktet etnike që prekën Ballkanin, janë një mëkat dhe e keqe që Kisha duhet t’i luftojë
Lajme

Kryepeshkopi Joan: Nëse e duam Perëndinë asgjë nuk na dëmton

05/04/2026
Kryesore

Bilanci i policisë për marsin: 96 operacione, 527 të arrestuar dhe mbi 50 kg kanabis

05/04/2026
Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen
Kryesore

Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen

05/04/2026
E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve
Kryesore

Goditet grupi i trafikut të drogës në Itali, 19 shqiptarë të arrestuar

05/04/2026
SPAK: Koncorciumi fitues për ndërtimin e Aerportit të Vlorës, u paracaktua. Komunikohen akuzat e para
Kryesore

SPAK: Koncorciumi fitues për ndërtimin e Aerportit të Vlorës, u paracaktua. Komunikohen akuzat e para

05/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë

05/04/2026
Fortlumturi Joani: Lufta, konfliktet etnike që prekën Ballkanin, janë një mëkat dhe e keqe që Kisha duhet t’i luftojë

Kryepeshkopi Joan: Nëse e duam Perëndinë asgjë nuk na dëmton

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al