Njoftim i Bashkisë Libohovë
Rreshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në rrugën Suhë – Polican , e cila për momentin ështe bllokuar për shkak te dëmtimit të urës në zonë e quajntur “Garoshë” dhe në grykën e Selckës ka rëshqitje masive të dheut . Ky aks lidh Njësinë Administrative Zagori dhe Njësinë Administrative Polican të bashkisë Dropull. Kjo situatë e pazakontë kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e gjithë komunitetit. Faleminderit për bashkëpunimin dhe mbështetjen që na keni dhënë në këtë situatë emergjence!










