Me Kompaby në stol, në sezonin e tij të dytë, Bayern Munich është kthyer në një makineri perfekte, një skuadër që nuk njeh rivalë, por vijon të vendos rekorde të pabesueshme, jo vetëm në Gjermani. Ndaj Këln, në sfidën e fundit të fazës së parë, Bayern doli me 3 pikë pas suksesit 1-3, një fitore me përmbysje pasi ishin vendasit që kaluar të parët në avantazh me një kundërsulm të shpejtë të finalizuar nga Maina. Në limitet e pjesës së parë, Gnabry realizoi një gol spektakolar, ku me një goditje shumë të bukur brenda në zonë, në një kënd thuajse i pamundur barazoi shifrat në 1-1.
Bayern zhvilloi një presion asfiksues në zonën e Këln, por goli i avantazhit erdhi në minutën e 71-të, ku Kim me kokë dërgoi topin në rrjetë. Për të hipotekuar fitoren e 15-të nga në 17 ndeshje, mendoi talenti Karl. Falë këtij suksesi, Bayern shkon në kuotën e 47 pikëve, plus 9 nga Dortmund.
Në fazën e parë, Bayern mori 47 pikë 51 të mundshme, po aq sa Guardiola në sezonin 2013/14. Në 17 ndeshje, Bayern ka shënuar 66 gola, shifra të pabesueshme. Për të gjetur një ekip që ka shënuar më shumë se sa Bayer në 17 ndeshje duhet të shkojmë në vitin e largët 1930, rekord që mbahet nga Atletic Bilbao.
Në fund të ndeshjes, Kompany festoi për këtë fitore, por nuk pranon të flas për titull: “Festojmë pasi arrijmë një rekord në mes të sezonit. Jam shumë i lumtur për djemtë, për paraqitjen e tyre, por nuk flasim për titull, është ende herët”, u shpreh Kompany.









