• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

BE i “heq vizë” Shqipërisë: Fondet për bujqësinë pezullohen për shkak të korrupsionit!

21/07/2023
BE i "heq vizë" Shqipërisë: Fondet për bujqësinë pezullohen për shkak të korrupsionit!

Komisioni Evropian vendosi të pezullojë programin më të rëndësishëm të ndihmës për Shqipërinë, me vlerë dhjetëramilionë euro, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Pyetur nga BIRN, zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë konfirmoi zyrtarisht lajmin e publikuar më herët nga Oligarkia.al se fondet janë ndërprerë.

“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II” bëhet e ditur në përgjigjen e BE-së për BIRN.

“Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II” thuhet më tej në përgjigjen me shkrim.

Programi IPARD ofron dhjetëramilionë euro në ndihmë të bujqësisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera anëtare për kandidim. IPARD II, i cili u zbatua mes viteve 2014 dhe 2020, i dha Shqipërisë mbi 71 milionë euro ndërsa programi IPARD III pritej ta rriste ndihmën në masën 146 milionë euro.

Por korrupsioni duket se pritet të godasë edhe këtë mundësi për Shqipërinë pasi zyra e Bashkimit Evropian Kundër Mashtrimeve të buxhetit të BE-së ka hapur hetime për korrupsion në dhënien e granteve për bujqësinë, gjë që ka sjellë vendimin për pezullimin e fondeve. Hetimi i OLAF, siç njihet kjo zyrë, është ende në zhvillim e sipër dhe përfundimi nuk dihet, por dyshimet për abuzime duket se janë aq serioze sa Komisioni Evropian të ndërmarrë, si masë paraprake, pezullimin e disbursimeve.

“Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian” thuhet në përgjigjen e BE-së.

BIRN pyeti Agjencinë për Media dhe Informim të kryeministrit Edi Rama nëse kanë komente mbi këtë vendim. Një zëdhënëse refuzoi të komentojë./Reporter.al

Related Posts

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

23/12/2025
VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al