Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Europian sot në Luksemburg. Pavarësisht vlerësimeve pozitive, BE vendosi të mos hapë këtë verë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një vendim i tillë mendohet të merret në muajin tetor.
Postimi i Ramës
Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave😁Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje,kërcënime,molotovë e përgjime baltosëse,Shqipëria po reziston🙏
Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor🤝









