Kolegët e miqtë në një mbrëmje në Udine, kanë emocionuar Artiola Toskën në mes të koncertit duke i bërë një surprizë për ditëlindje.
Krejt papritur ka ardhur një tortë në të cilën shkruhej “Mbretëresha e muzikës shqiptare”, teksa kolegia Poni e të gjithë të pranishmit i kënduan njëzëri “Shumë urime për ty”! E emocionuar, Artiola tregon se ishte një moment shumë i bukur.
“Nuk kishte gjë më të bukur dhe më emocionuese se ta festoja ditëlindjen në mes të një publiku fantastik të shqiptarëve në Udine”.