• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Befason Alegri: Ndeshja e nesërme, më e rëndësishme për kuqezinjtë

21/09/2021
Befason Alegri: Ndeshja e nesërme, më e rëndësishme për kuqezinjtë

Një pikë në tri ndeshje dhe Milani në derë. Juventus dhe Massimiliano Allegri janë tashmë në udhëkryqin e parë të sezonit. Pak më shumë se 24 orë nga ndeshja e madhe, e planifikuar për nesër mbrëma në stadiumin “Allianz”, trajneri i Juventusit doli në konferencë për shtyp dhe bëri prognozën e tij:
“Është një nga ndeshjet më të rëndësishme, nëse jo më e rëndësishmja në kampionat. Ne kemi vetëm një pikë dhe jemi të thirrur të bëjmë kthesën, përmes paraqitjes më të mirë. Kuqezinjtë kanë fituar siguri duke luajtur së bashku për disa vite, ne jemi duke u rritur. Personalisht besoj se ndeshja e nesërme është më e rëndësishme për ata sesa për ne”.
Dyshimet mbi formacionin do të zgjidhen vetëm nesër, disa orë para fillimit të supersfidës: “Ekzistojnë tri dyshime stërvitore, një për secilin repart. Nesër do të marr një vendim, ka shumë ndeshje dhe është e rëndësishme që të gjithë të ndihen të përfshirë, edhe në dritën e pesë zëvendësimeve. Të gjithë duhet të jenë gati për të ndihmuar shokët e skuadrës.
Chiesa është një nga dyshimet që kam më vete. Në krahun e djathtë ai është më efektiv, për të luajtur përpara ka nevojë për një sulmues tjetër. Në të majtë ka cilësi të rëndësishme për të prerë fushën dhe goditur në portë. Ai po rritet, por duhet të përmirësohet në gjëra të tjera”.
Ibrahimovic shpalli mungesën e e tij për shkak të inflamacionit të tendinës së Akilit: “Unë kam qenë me fat që e kam stërvitur Ibrahimovic. Ai është ende një lojtar i kalibrit të madh. Ne do të bëjmë vlerësimin tonë të parë në pushimin e nëntorit dhe besoj se atëherë do të gjendemi në një pozicion tjetër në klasifikim”.
Serie A ka ende shumë për të thënë dhe, sipas Allegrit, asgjë nuk ka mbaruar për Juventusin: “Sipas mendimit tim nuk ka ekip që mund ta vrasë kampionatin. Pikët humbasin dhe rikuperohen shpejt. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të rimarrë terrenin e humbur, do të shohim nesër se çfarë do të jemi në gjendje të bëjmë. Unë jam i sigurt se do të luajë një ndeshje të mire, pastaj të shohim se çfarë rezultati do të dalë.
Juve luan për të fituar kampionatin, jo ndeshjet. Të gjithë e synojnë këtë, por kampion bëhet vetëm një në fund. Ndeshjet në të cilat gjithçka mund të ndodhë nuk janë 2, por 38. Në fund, ai që ka pasur vazhdimësinë më të madhe do të fitojë”.
De Ligt, sigurisht në fushë, Chiellini në rrezik, me surprizën Rugani në sfond: “De Ligt është 22 vjeç dhe është shumë i mirë. Kur mbërriti ishte 20 vjeç dhe u përshkrua si ‘Top i Artë’ i ardhshëm. Fanella e Juves është e rëndë, kërkon qetësi. Ai ka cilësi të shkëlqyera, por duhet të përmirësohet. Në moshën 20 vjeç, Chiellini ndoshta ishte më keq, pastaj 28 ​​vjeç u bë një lojtar serioz. De Ligt, megjithatë, ka karakteristika që do ta lejojnë atë të qëndrojë te Juve për shumë vite.
Chiellini është një tjetër nga dyshimet që kam. Duhet të them, megjithatë, se Rugani doli të ishte një surprizë e këndshme, unë mbështetem tek ai shumë. Njëri nga të tre mbetet jashtë. Bonucci do të duhet të qëndrojë jashtë herët a vonë, herë pas here më zemëron kur nuk pushon, por është super i besueshëm”.
Krahasimi i këtij ekipi me ata të trajnuar në të kaluarën është një ushtrim më shumë se i padobishëm për Allegrin: “Gjeta një Juve me lojtarë të ndryshëm, një ekip që ka identitetin e vet. Nuk është e saktë të bësh krahasime me të kaluarën”.

Related Posts

Nga depresioni te tentativa për vetëvrasje, Guarin rrëfen tmerrin: Tani po e fitoj betejën…
Sport

Nga depresioni te tentativa për vetëvrasje, Guarin rrëfen tmerrin: Tani po e fitoj betejën…

21/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

Trajneri i Trabzonsporit fiksohet pas futbollistëve shqiptarë, pas Muçit kërkon ish-shokun e tij të skuadrës

21/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

Trajneri i Trabzonsporit fiksohet pas futbollistëve shqiptarë, pas Muçit kërkon ish-shokun e tij të skuadrës

21/12/2025
VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë
Sport

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

21/12/2025
VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë
Sport

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

21/12/2025
“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme
Sport

“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

21/12/2025
North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al