Mbërritja e klandestinëve në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë është e përditshme. Së fundi policia kufitare e Gjirokastrës njofton për ndalimin e 38 shtetasve të huaj, imigrant të parregullt. Nga intervistimi kanë rezultuar 14 shtetas irakianë, 23 shtetas sirianë dhe 1 shtetas libian. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes këta shtetas kanë kërkuar azil në Shqipëri, prandaj dhe u dërguan qendrën pritëse të azilkërkuesve në Tiranë.
©ArgjiroLajm.net