Një makinë është djegur pak pas mesnatës në Delvinë. Policia bën me dije se ngjarja la ndodhur rreth orës 00:50 në lagjen “9 nëntori”. Makina tip “Suzuki” është në pronësi të shtetasit L.K, banues në Delvinë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.