• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bejko për Bashën: Unë bëra betejën time, ky fshihej pas murit. Na çonin mesazhe mos sulmoni Saliun

12/07/2024
Bejko për Bashën: Unë bëra betejën time, ky fshihej pas murit. Na çonin mesazhe mos sulmoni Saliun

Ish-deputeti i PD, Roland Bejko ka folur për situatën në Partinë Demokratike pas vendimit të Apelit që vulën ia kaloi Sali Berishës.

Bejko, i cili ka mbështetur më parë Bashën, tashmë është distancuar nga ai, ndërsa zbulon edhe një bisedë me ish-kreun e demokratëve kur i ka premtuar mbështetjen por me disa ‘kushte’.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Bejko thotë se u distancua nga Basha, pasi ai nuk i mbajti premtimet.

“I dhashë mbështetje Bashës me kushtin që të shpikte vetveten, i kam thënë nëse je Basha që je në atë dimension siç ishte kur dhe dorëheqjen, që nga shtatori në mars, nuk bëri asnjë betejë, po je i tillë s’të mbështes thash.

Më tha do bëjmë betejë çdo ditë ndaj trekëndëshit të Bermudës. Ika se e pashë që se bënte dot, si qëndroi premtimeve që kishte bërë dhe i humbi të gjitha”, tha Bejko për Report Tv.

Ish-deputeti ‘shpërthen’ ndaj Bashës, duke thënë se që nga rikthimi si kryetar e deri në mes të janarit nuk bëri asnjë deklaratë për mediat. Ose është i paaftë ose është i kapur thotë Bejko, ndërsa për Report Tv zbulon se nga partia iu jepeshin direktiva që mos të sulmonin Sali Berishën gjatë daljeve televizive.

Bejko ishte edhe kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 2023, ndërsa thotë se ai bëri betejë, ndërsa Basha rrinte në shtëpi e priste të fitonte luftën me betejën e të tjerëve.

“Unë çdo ditë në televizion, bëje betejën tënde dhe ti rri në shtëpi. Futu pas murit hidh ndonjë gur, e fsheh dorën. Ta bëjnë betejën të tjerët dhe ti të fitosh luftën. Kur shikoja që nuk dilte, se më 30 qershor mori detyrën si kryetar, deri në mes të janarit, s’bëri asnjë konferencë, një kryetar partie që humbet komunikimin publik ose është i paaftë ose është i kapur.

Unë isha kundër kësaj strategjie, i thoja që po na çon në humbje. Shkonim ne nëpër studio, muajt e fundit na vinin mesazhe mos sulmoni Saliun. Nga mjedisi i Bashës. Në këto kushte kur na ndajnë pikëpamjet, vizionet normal që do ndahesh”u shpreh Bejko në Report Tv.

Sa i takon Berishës, Bejko shprehet se mori sëpata e hanxhar për të marrë partinë, se e konsideron tokë e ‘xanum’. Për deputetët që ndjekin ish-kryeministrin, Bejko thotë se ata do ta braktisin Berishën sepse e dinë që me të nuk prodhojnë dot fitore.

“Sali mori sëpata e hanxhar dhe vuri mburojën në kurriz dhe u lëshua ta merrte, se tha më morën pronën. 3 vite PD është endur mes njërit dhe tjetrit, ai e quan të vetën, tokën e xanum. Pse e quan tokë të xanum?

Nuk e bëri ai, e bënë studentët e dhjetorit, dhe mbi të gjitha u bë me mbështetjen e SHBA. Meqë qëndroi aq gjatë në pushtet e bëri pronë të vetën. (…) Do ta lënë, s’do e ndjekin dot marrëzisht kur e shohin që me të nuk prodhojnë fitore. Partia i takon Bashës ta përfaqësonte, flas për legalitetin”, vijoi Bejko.

Related Posts

Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Protesta e fermerëve, sërish bllokim aksi Kakavijë-Janinë

26/12/2025
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës së futbollit, humb jetën 42-vjeçari

26/12/2025
Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari
Kryesore

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari

25/12/2025
Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jordyn Woods fejohet me Karl-Anthony Towns pas pesë vitesh lidhjeje

Jordyn Woods fejohet me Karl-Anthony Towns pas pesë vitesh lidhjeje

26/12/2025
E bujshme nga Spanja, Tare bën “bingo” në merkato, bind Vlahovic

Milan ëndërron Vlahovic, Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al