• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Beleri, kënga e fundit e Megali Idhesë

05/03/2024
Që ta mbyll me Francën, legenin e vogël dhe karafilët e vendit

Nga Dritan Hila

Sot është dënuar me 2 vite burg Fredi Beleri, kandidati i aleancës së Berishës dhe Metës me partinë e Vangjel Dules.

Ishte një kandidat që ia zhveshi çdo retorikë nacionaliste, konservatore, patriotike të gjithë këtyre personazheve. Por kjo tashmë pak rëndësi ka. Tjetër kund qëndron simbolika e dënimit të Fredi Belerit.

Pavarësisht presionit të jashtëzakonshëm ndaj Ramës, të qeverisë greke dhe vetë kryeministrit të saj, Micotaqis, drejtësia shqiptare dha një produkt që nuk ishte parë më herët, duke i bërë ballë presionit të Greqisë, sikurse edhe asaj të opozitës dhe mediave të rreshtuara në krah të saj.

Vetë qeveria shqiptare i doli në mbrojtje drejtësisë. Rama e mbrojti politikisht brenda dhe jashtë vendit SPAK-un dhe GJKKO-në. Vështirë se kjo i përkthehet në kapital elektoral pasi nacionalizmi nuk ka rrënjë në Shqipëri, por pas çështjes së detit kjo është hera e dytë që Rama i bën ballë presionit të Greqisë. Duke i shtuar punimet për Korridorin e Tetë që po vijojnë në segmentin Elbasan-Qafë Thanë, ky është akti i tretë dhe i fundit i shkëputjes së Shqipërisë nga ndikimi i Greqisë.

Një faktor ndihmës për Ramën është edhe emigracioni. Ai që ka mbetur në Greqi nuk mund të përdoret për presion në stilin e operacioneve “Fshesa” të dikurshme. Tashmë shqiptarët në Greqi janë integruar dhe shumë prej tyre edhe asimiluar, por nuk e kanë harruar origjinën. Opinioni i shëndoshë grek nuk punon me kutin e ekstremistëve dhe ky është një faktor tjetër.

Emigracioni shqiptar në Itali, Gjermani, por sidomos në Britani dhe SHBA është fuqizuar ekonomikisht dhe tashmë kërkon një identitet. Harrojeni shqiptarin që ndërron emrat apo besimin për dokumente apo ndroje nga përbuzja. Tashmë ata janë jo vetëm burim remitancash, por edhe një potencial ekonomik për vendin, çka është parë në investimet e tyre në turizëm, por që do shikohet shumë shpejt edhe më fort.

Forcimi i marrëdhënieve të Ramës me SHBA-në dhe me Turqinë, ardhja e Melonit në fuqi dhe politika e saj agresive në arenën ndërkombëtare, e kanë ndihmuar Shqipërinë që mos mbajë sytë te humori i Athinës dhe kërkesat e saj. Beleri është heroi i fundit i Megali Idhesë. Jo vetëm ai, por as Athina zyrtare nuk e kishin kuptuar se një epokë po merrte fund dhe një tjetër po vinte. Sa më shpejt ta kuptojë Athina që te Shqipëria duhet të shikojë një partnere dhe jo një vasale, aq më mirë do të jetë për të. Në të kundërt, le të rrojë me fantazmat e së shkuarës të cilat, fundja do t’i prishin gjumin asaj, por jo shqiptarëve. (Dritare.net)

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni
Kryesore

E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni

19/03/2026
Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro
Kryesore

Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro

19/03/2026
Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!
Kryesore

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!

19/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja
Kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

19/03/2026
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hetimi për dhunë në familje: Flet për herë të parë Dakota Mortensen

Publikohen pamjet e grindjes së Taylor Frankie Paul dhe Dakota Mortensen, ABC ndalon “The Bachelorette”

19/03/2026
Çfarë ndodhi? Chuck Norris dërgohet me urgjencë në spital

Çfarë ndodhi? Chuck Norris dërgohet me urgjencë në spital

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al