Pas betimit si eurodeputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri është rikthyer në Shqipëri. Ai do të vijojë kryerjen e dënimit për blerje votash.
Fredi Beleri la burgun e Fierit mëngjesin e së hënës, pasi mori 5 ditë leje për t’u betuar si eurodeputet nga partia “Demokracia e Re” e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Leja e tij u miratua nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Jashtë ambienteve të burgut ai u prit nga bashkëshortja dhe makina e ambasadës greke.
Pasi doli nga burgu ai u nis drejt drejt Athinës, ku u prit edhe nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Beleri kreu betimin, ndërsa paralajmëroi se çështjen e tij gjyqësore do ta dërgojë deri në Strasburg.









