• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Beleri reagon nga burgu: Rama heshti si peshk, por pas 90 ditësh gënjeu

29/08/2023
Ja data kur nis gjyqi për Fredi Belerin

Kandidati i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka komentuar intervistën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për gazetën KATHIMERINI. Ai u shpreh se Rama tregoi pendesë për sulmin që i bëri para zgjedhjeve, mirëpo shton se po gënjen, duke shtrembëruar realitetin. Më tej, Beleri shkruan se shpreson që Rama të ketë rënë viktimë e dezinformimit dhe ta kuptojë përpara se pasojat për Shqipërinë, Bashkinë e Himarës të bëhen të pakthyeshme.

REAGIMI:

“Intervista e vetëkërkuar e kryeministrit Edi Rama për KATHIMERINI, dalja e katërt publike e tij për rastin tim në 12 ditët e fundit, kur ndërkohë ai mbajti një heshtje peshku për 90 ditë rresht që nga arrestimi im, më çon në tre përfundime kryesore:

Së pari, filloi të kuptojë, pasi Athina e detyroi të mungonte në foton e madhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor, pasojat e veprimeve të tij në procesin e anëtarësimit por edhe pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë në përgjithësi. Asnjëherë nuk është vonë.

Së dyti, vendosi të tregojë pendesë për sulmin publik shpifës dhe abuziv ndaj meje para zgjedhjeve por duke e bërë këtë artificialisht dhe me kujdes për të shkëputur përndjekjen time nga sulmi i tij dhe për të treguar se është lider autocensurues. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të gjejë staturën politike për të bërë mea culpa, por ta nënkuptojë dhe ta vërtetojë në praktikë.

Së treti, ai vazhdon të shtrembërojë realitetin dhe të gënjejë. Shpresoj që ai të ketë rënë viktimë e dezinformimit dhe ta kuptojë herët, përpara se pasojat për Shqipërinë, Bashkinë e Himarës dhe mua personalisht të bëhen të pakthyeshme.

Kërkova nga redaksia e KATHIMERINI që të dielën e ardhshme, më 3 shtator, të pranojë një shkrim timin me rastin e intervistës së Edi Ramës”.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama në një intervistë për median greke “Kathimerini”, tha se nuk e merr si personale mungesën e ftesës nga homologu Mitsotakis për darkën joformale të liderëve të Ballkanit para disa ditësh në Athinë, megjithëse shprehet se nuk do vepronte në të njëjtën mënyrë si kryeministri grek.

Sa i takon rastit “Beleri”, Rama shprehet se gjatë fushatës mund të ketë thënë disa gjëra për të cilat nuk ndihet krenar, duke iu referuar disa prej ofendimeve me të cilat i është drejtuar Belerit.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025
Adritatik Lapaj: Koha që brezi i ri të bashkohet
Kryesore

Adritatik Lapaj: Koha që brezi i ri të bashkohet

20/12/2025
Roland Bejko kundër protestës së thirrur nga Berisha: Nevojë e foltores për mitingje!
Kryesore

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Berishën

20/12/2025
S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Më është thyer nofulla…”, Paul premton: Humbja ndaj Anthony Joshua? Rikthehem edhe më i fortë

“Më është thyer nofulla…”, Paul premton: Humbja ndaj Anthony Joshua? Rikthehem edhe më i fortë

20/12/2025
VIDEO/ Liverpool fiton në Londër, mund Tottenhamin

VIDEO/ Liverpool fiton në Londër, mund Tottenhamin

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al