Janë zgjedhur 6 anëtarët e zgjedhur për të qenë pjesë e Kryesisë së Partisë Socialiste. Ata janë Pandeli Majko; Erion Braçe; Ditmir Bushati; Ilir Beqja; Arben Pëllumbi dhe Armando Subashi. Nga dhjetë kandidatë në total, ata që mbeten jashtë janë katër emra: Fatmir Xhafaj, Eduard Shalsi, Ervin Dema, Pjerin Ndreu. Ajo që vihet re nga procesi i votimit është se Belinda Balluku është më e votuara me 207 vota , ndërsa Fatmir Xhafaj ishte një emër ‘surprizë’ që nuk rezultoi fitues, me 137 vota. Xhafaj, theu herësin në listën e PS-së në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit. 3 vota më pak se Balluku ka marrë Ditmir Bushati, i cili duket se rikthehet në PS pas përplasjes me Ramën, përplasje e cila e la jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.