Gjatë një takimi në Kamëz, zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se kjo qeveri ia ka dalë më së miri për të përballuar goditjen që shkaktoi tërmeti dhe më pas pandemia.
“E paska dhënë Zoti të ishte ky Kryeministër që të përballonte këto kriza. Fatkeqësi që na bien krizat, por shyqyr që kemi një kryeministër që përgjigjet në sekondën e parë deri në sekondën e fundit të zgjidhjes së krizës”, tha Ahmetaj.