Policia e Shtetit
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. T., 43 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim të rremë, më datë 08.03.2024.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









