POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim policor shtetasin D. C., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në banesën e tij janë konstatuar punime ndërtimi të kryera pa lejen e organeve kompetente. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









