Policia e Shtetit
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 43 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe i ka penguar ata, për kryerjen e detyrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









