• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha dhe familja si punishte arkivolesh!

04/08/2022
Berisha dhe familja si punishte arkivolesh!

Nga Dritan Hila

Pa kaluar 24 orë nga ngjarja e dhimbshme e Potamit, njeriu që ka në biografinë e tij 26 viktima të Gërdecit si përgjegjësi direkte e djalit të tij dhe 4 të vrarë në 21 janar, po rrëmben arkivolin e rradhës për të bërë një protestë kundër Ramës. Fabula në fakt nuk ka asnjë arsye ku të qëndrojë dhe as paralele, pavarësisht se frëngjia mediatike e djalit të tij, portali “Syri”, po bën çmos të kanalizojë një dhimbje mbarëkombëtare, në interes të familjes Berisha duke manipuluar faktet dhe shtrembëruar ngjarjen.

Makina e propagandës se Berishës po bën çmos për të arritur qëllimin e tij për të krijuar psikozën kolektive, të prekë ndjeshmërinë e njerëzve, dhe për këtë sulmon kë nuk i vete pas avazit apo përpiqet të ruajë gjakftohtësinë në një situatë ku shumë njerëz janë traumatizuar.

Turizmi shqiptar po pëson sulme nga të gjitha anët, ku një përgjegjësi e madhe është e familjes Berisha. 9 vite pas largimit të tij nga pushteti, kur industria e turizmit po përpiqet të rimëkëmbet, kur po krijohet kuadri ligjor për turizmin cilësor dhe detar, ku gjithë struktura e shtetit e cila ka mangësi materiale përpiqet të ngrejë një strukturë moderne mbi shkretëtirën që trashëgoi, Berisha shfrytëzon çdo rast dhe çdo arkivol që e ndihmon të thyejë dyert e Kryeministrisë që të mundet të hyjë edhe njëherë.

400 të vdekur në vit ka Italia nga mbytjet apo aksidentet ujore; disa herë më shumë se Shqipëria e krahasuar për frymë popullsie, por askush nuk merr arkivolet të shkatërrojë vendin. Njeriu që la 3.700 të vdekur në mandatin e parë dhe një shtet të shkatërruar, nam i cili do të na shoqërojë edhe në 100 vitet që vijnë; njeriu që bashkë me familjen hodhi në erë 26 shqiptarë në Gërdec dhe vrau 4 veta në mes të bulevardit, shpreson të nusërojë për herë të tretë dhe këtë rradhë duke shfrytëzuar arkivolin e një foshnje.

Nuk besoj se ka mbetur njeri në Shqipëri që nuk iu dhimbs ai fëmijë dhe që nuk dënoi e përbuzi një fundërrinë vrasëse që mbante uniformën e shtetit. Por pakkush, përveç plehrave që ka talentin të mbledhë Berisha rreth vetes, do t’i shkojnë pas në këtë sipërmarrje. Shqiptarët janë në nivelin e babait të foshnjës, që në mes të atij vaji që as hasmit nuk i urohet, kërkoi drejtësi nga shteti. Dhe drejtësia u bëftë, me shpresën që një ditë do të bëhet edhe ndaj njeriut që arkivolet i përdor për të ardhur në pushtet/dritare.net

Related Posts

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari
Kryesore

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari

14/12/2025
Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës
Kryesore

Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës

14/12/2025
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Londrimi-Klodit: A do më puthësh tani?

Londrimi-Klodit: A do më puthësh tani?

14/12/2025
Vllaznia “harron” shijen e fitores, barazon ndaj Bylis (VIDEO)

Vllaznia “harron” shijen e fitores, barazon ndaj Bylis (VIDEO)

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al