• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha: Do bëhem kryetar i PD-së dhe do sjell ndryshimin e madh

24/03/2022
Berisha: Do bëhem kryetar i PD-së dhe do sjell ndryshimin e madh

Sali Berisha thotë se nuk tërhiqet për t’u vetëzgjedhur në krye të Partisë Demokratike pavarësisht kërkesave për t’u tërhqeur.

“Unë mund të them që me blofin nuk mund të luhet dhe me blofin luan sot një dyshe që kalon nga një studio në studion tjetër, dyshja Baton-Zogaj. Mos dëgjoni fjalët e tij”, tha ai.

Në një deklaratë për mediat në oborrin e Parlamentit, Berisha tha se grupi parlamentar është institucion i plotë operativ në PD ku mund të zhvillohet debati për bashkimin. Sipas ish-kryeministrit bashizmi ishte dhunim i statutit dhe iku bashkë me Lulzim Bashën.

“Dua të garantoj demokratët në të gjitha nivelet jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin rreth votës së lirë. Ajo kryesi është shkarkuar kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve cilido qoftë ai nuk dëgjohet. Fola për 11 Dhjetorin, por sanksionimin më të plotë e mori në datën 6 mars. Në këtë kontekst ajo çka unë dua të theksoj dhe dua tu siguroj se PD ka institucionin e saj tashmë operativ dhe të plotë dhe ky është grupi parlamentar. PD ka instutucion e saj Komisionin e Rithemelimit. Unë gjykoj që debati brenda grupit parlamentar mund të diskutohet për çdo gjë. Sikundër duhet të theksoj dhe ftoj miqtë e mi të mos harrojnë bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit. Ai u arkivua sëbashku me dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Askush nuk mund të mendojë të paraqesë sikur ekzistojnë dy parti. Është vetëm një PD. Unë po takoj edhe një proces i mrekullueshëm po ndodh në bazë. Po takoj kryetare që deri dje kanë qenë në takimin me Bashën, por janë haptas të qartë se 6 marsi ka vetëm një mesazh bashkimin dhe ia kanë thënë të qartë Bashës. Nuk dua të bëjmë asnjë lloj spekulimi, në grupin parlamentar janë të gjithë të përfshirë”, deklaroi Berisha.

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

19/03/2026
Çfarë ndodhi? Demi Lovato anulon koncertet për arsye shëndetësore

Demi Lovato: Më parë hyja në dyqanin ushqimor dhe qaja

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al