Këshilli i Mandateve ka miratuar unanimisht sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Kërkesa e SPAK u miratua nga anëtarët e pranishëm në mbledhje me 6 vota pro dhe asnjë kundër. Raporti i Këshillit të Mandateve do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim në seancën e 21 dhjetorit, si rend i parë i ditës.