• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha ëndërron: Do shihni PD në pushtet dhe Berishën e tretë një sukses tjetër të ri!

07/02/2024
Berisha ëndërron: Do shihni PD në pushtet dhe Berishën e tretë një sukses tjetër të ri!

Sali Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai te rikthehet sërish në pushtet. Nga ballkoni i shtëpisë së tij ku prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpia, ai solli dy raste, atë në vitet ’90, por edhe 2005 kur PD erdhi në pushtet.

Ndërsa thekson se mos tu duket e pamundur rikthimi i PD në pushtet, apo edhe i një Berishë të tretë me një tjetër sukses të ri.

Berisha shprehet se PD është provuar si parti e misioneve të pamundshme.

“Atyre që rasti i viteve ’90 u duket i largët dhe nostalgjik, u them të ndalemi pak në rastin e dytë më të afërt. Rasti i dytë që dua t’u kujtoj ju misionarëve të pamposhtur është hera e dytë që erdhëm në pushtet në vitin 2005. Në atë kohë, sërish situata dukej e pamundur. PD sapo kishte dalë nga periudha e saj më e vështirë në tërë ekzistencën e vet. Për të shmangur një konflikt të gjerë civil që kërkonte të provokonte me çdo kusht rebelimi komunist, PD dorëzoi pushtetin me zgjedhje dhe doli në opozitë.

U vërsulën në të katër anët që ta shqyenin, ta copëtonin, ta fshinin nga faqja e dheut.

Pozitat e tona në atë kohë ishin shumë më të vështira se sot. Të themi të vërtetën, në fillim pothuajse e gjithë bota, përveç një miku të çmuar që sot nuk është më, austriakut Alois Mock dhe pas tij edhe miqtë e tjerë, ishin kundra nesh.

Të gjithë kërkonin largimin tim, përveçse demokratëve, të cilët për mua ishin bota.

Ju jeni bota! Ju jeni bota për Sali Berishën!

Më kujtohet ajo kohë kur mbaja fjalime në oborrin e selisë. Përballë kisha vetëm dhjetëra vetë. Por kisha dhjetëra misionarë. Ndaj atyre u flisja njëlloj sikur të kisha përballë 1 mijë, 10 mijë, 50 mijë vetë. Secili prej tyre ngjallte tek unë frymëzim të pashterrshëm, besim të pakufishëm.

Logjika çonte shumë veta të mendonin se PD kishte prekur fundin e saj dhe se fundja ajo kishte përmbushur misionin e saj, kishte përmbysur komunizmin dhe kishte sjellë demokracinë.

Në kancelaritë më të fuqishme të botës, gabimisht më kishin hequr vizë. Në një bisedë në Zyrën Ovale, zyrën më të rëndësishëm të planetit, presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova do shprehej se Berisha e kishte mbështetur fort Rugovën dhe Kosovën.

Presidenti Klinton ishte përgjigjur se në ujërat e një lumi nuk mund të lahesh dy herë. Por miq, e shkuara është vetëm prologu.

Në vitin 2005, ata që erdhën me dhunë në pushtet, i përzumë me votën e lirë.

Sali Berisha u la për të dytën herë në ujërat e atij lumi dhe sot nuk ka president, as edhe kryeministër në botë që mund të thotë për Sali Berishën se ky nuk mund të lahet në ujërat e lumit edhe për të tretën herë.

Por edhe po të dalë ndonjë dhe ta thotë sot, mirë është të bëjë kujdes, se nesër kudo që të jetë ai, në detyrë apo pension, do gjejë veten gabim se do shohë PD-në në pushtet dhe Berishën e tretë një sukses tjetër të ri.

Kjo sepse PD është provuar parti e misioneve të pamundshme. Ajo realizon të pamundurën. Ne realizuam ëndrrën. Ne fituam dhe bashkë me ne fitoi Shqipëria, fitoi kombi, fitoi Kosova, fituan shqiptarët.

Fitoi Shqipëria liberalizimin e vizave, fitoi anëtarësimin në NATO, fitoi projekte si Rruga e Kombit, si TAP-i dhe Devolli”, tha Berisha.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al