• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha: Isha përgatitur për prangosjen e dhëndrit, por ai dhe Gita i bënë lekët si pedagogë

24/10/2023
Berisha: Isha përgatitur për prangosjen e dhëndrit, por ai dhe Gita i bënë lekët si pedagogë

“Trillim fund e krye”, kështu e ka cilësuar Sali Berisha prangosjen e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit dhe akuzat që rëndojnë mbi të.

Ai tregoi në një intervistë për Euronews Albania me gazetaren Erla Mëhilli se ishte në shtëpinë e tij duke lexuar kur e mori vesh lajmin pasi u njoftua nga disa miq të tij.

“E mora vesh, më njoftuan. Këta kishin shumë kohë, duke mos pasur asnjë fakt, dokument, nuk e kishin shpallur person nën hetim dhe tani që e kanë arrestuar s’e kanë arrestuar si të akuzuar për vepër penale, e kanë arrestuar si person nën hetim.

Dhe çfarë bënin këta? Herë pas here për të më bërë presion mua thërrisnin gazetarë të paguar prej tyre dhe ju thoshin që Abi Malltezi do të arrestohet. Keni gati mandatin e arrestit, por këto s’më bënë mua asnjë përshtypje, sikundër s’më bëri as ajo që mora vesh,” – u shpreh Berisha.

Ai tha se ndihet keq për situatën pasi dukshëm bëhet fjalë për një burgim politik, por është i përgatitur për të tilla gjëra.

Berisha kujtoi se ka pasur edhe të tjerë para Ramës që kanë tentuar ta përbaltin, por s’ja kanë dalë pasi nuk kanë pasur kurrë asnjë provë.

Në rastin konkret, Berisha përmendi dhe pasuritë e sekuestruara të Malltezit, të cilat lehtësisht mund të verifikohen që janë blerë para vitit 2004, kur dhëndri bashkë me vëllain e tij ishin zyrtarë të OKB-së në Kosovë.

Berisha tha se e bija dhe bashkëshorti kanë zgjedhur që kursimet t’i investojnë në pasuri të paluajtshme për t’ju marrë qiranë, duke qenë se të dy janë pedagogë dhe nuk kanë pasur mundësi të merren me një biznes. Ai u shpreh se të gjitha janë të verifikueshme, por dokumentet po fshihen.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Aksidentohet motra e Lionel Messit, ja si paraqitet gjendja e saj!

Aksidentohet motra e Lionel Messit, ja si paraqitet gjendja e saj!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al