• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha: Mund ta mposhtim Poloninë me tifozët kuqezi në stadium

11/10/2021
Berisha: Mund ta mposhtim Poloninë me tifozët kuqezi në stadium

Kapiteni Etrit Berisha doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes me Poloninë, të cilën e vlerësoi maksimalisht dhe deklaroi se për të fituar, duhet që kuqezinjtë të largojnë presionin dhe të rritin përqendrimin.
Sa e rëndësishme është përballja me Poloninë? Jemi të vetëdijshëm për situatën që jemi tani dhe luajmë një ndeshje të rëndësishme, por edhe nëse sigurojmë vendin e dytë, që na dërgon në play off. Në Europian ka qenë më e lehtë, por ne do të bëjmë lojën tonë dhe shpresoj ta fitojmë këtë ndeshje.
Sa mund të ndikojë presioni në paraqitjen e nesërme? E dimë që mund të bëjmë një gjë që nuk e kemi bërë asnjëherë më parë, por e dimë edhe që pas çdo fitoreje, rrugëtimi bëhet më i vështirë. Në ndeshjen e radhës presioni nuk duhet të jetë mbi ne, por mbi Poloninë. Kemi bërë shumë gjëra të mira deri tani, pavarësisht se si do shkojë ndeshja nesër, megjithatë shpresoj ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sa peshon fakti që duhet të fitojmë ndaj Polonisë, për të pasur çdo gjë në duart tona? Ne duhet të japim maksimumin në fushën e lojës dhe të jemi të fokusuar për të zbatuar porositë e trajnerit. Ndaj tyre kemi bërë shumë mirë në Poloni, por jemi ndëshkuar nga disa gabime, që nuk duhet t’i përsëritim. Duhet të gabojmë sa më pak dhe më pas të provojmë të shënojmë me kualitetet që kemi. Mund ta fitojmë, duke qenë se kemi edhe tifozët në stadium,. Që do të na ndihmojnë jo pak,. E thashë edhe më herët, që presioni do të jetë mbi polakët, më shumë sesa mbi ne.
Sa ndikon mungesa e Gjimshitit dhe si e sheh përballjen me Lewandowskin? Dihen vlerat e Beratit, që po bën shumë mirë si në kombëtare, ashtu edhe në klubin ku luan, ndaj do të jetë një mungesë e rëndësishme për fatin tonë të keq. Megjithatë edhe Veseli ka bërë mirë në ndeshjen e fundit dhe mendoj se duhet të jemi kompaktë dhe të bëjmë më të mirën, kushdo që luan. Lewa është ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim aktualisht dhe jemi të vetëdijshëm, por duhet ta ndalojmë si skuadër. Nëse ia dalim, do të jetë një sukses.
Për nga presioni dhe emocionet, me cilën ndeshje mund ta krahasosh këtë me Poloninë? Ka shumë ndeshje që përngjajnë me këtë përballje, si ajo me Norvegjinë apo ajo me Serbinë. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe duhet ta marrim me qetësi, pasi kemi bërë shumë mirë deri tani dhe nuk është fundi i botës nëse humbim ndaj Polonisë, që është një kundërshtar i fortë. Do të mundohemi të bëjmë detyrat që na ngarkon trajneri dhe të provojmë të shfrytëzojmë kualitetet.
A keni punuar për të shmangur gabimet në goditjet standarde? Jemi munduar të ushtrohemi në goditjet standarde, pasi është fakt që Polonia e fitoi ndeshjen falë tyre. Edhe ndaj Hungarisë patëm një situatë të sikletshme, ku ata goditën edhe shtyllën. Megjithatë në këtë situatë, më shumë vlen përqendrimi sesa gjëra të tjera, ndaj nesër do mundohemi të jemi më të vëmendshëm. Edhe në të kaluarën jemi ndëshkuar në minutat e fundit nga goditjet standarde, ndaj duhet të jemi të përgatitur dhe të vlerësojmë maksimalisht këto situata.

Related Posts

Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Partizani sfidon Dinamon, Kërnaja: Respektojmë rivalin, por hyjmë në fushë për 3 pikët

22/12/2025
Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra
Sport

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025
Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën
Sport

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

22/12/2025
Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën
Sport

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

22/12/2025
Legjionarët/  Rikthimi i Brojës, Ismajli e Asllani më të mirët te Torino, fundjavë pozitive e legjionarëve kuqezi
Sport

Legjionarët/ Rikthimi i Brojës, Ismajli e Asllani më të mirët te Torino, fundjavë pozitive e legjionarëve kuqezi

22/12/2025
NBA/ Nicks mund Miami-n, suksese për Spurs e Minesotën, Kings surprizon Houston
Sport

NBA/ Nicks mund Miami-n, suksese për Spurs e Minesotën, Kings surprizon Houston

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës

Partizani sfidon Dinamon, Kërnaja: Respektojmë rivalin, por hyjmë në fushë për 3 pikët

22/12/2025
Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al