• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha në Gjirokastër: Rama ka marrë trafikantët e të gjithë rajonit dhe i ka vërsulur në Jug, nga Vlora në Ksamil

19/01/2025
Berisha në Gjirokastër: Rama ka marrë trafikantët e të gjithë rajonit dhe i ka vërsulur në Jug, nga Vlora në Ksamil

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte sot i pranishëm në takimin për 34 vjetorin e PD në Gjirokastër ku u shpreh se Rama ka marrë trafikantët e të gjithë rajonit dhe i ka vërsulur në Jug, nga Vlora gjer në Ksamil.

Sipas, kreut të PD, në këtë rrugë zhvillimi, Partia Demokratike ia doli që të kthejë në Shqipëri shumë familje emigrantësh.

“Mbi 180 mijë familje emigrantësh dhe emigrantë u kthye në Shqipëri. Ju jeni dëshmitarë, nuk kishte shkolla të mbyllura, ishin plot me nxënës dhe ne rindërtuam dhe ndërtuam 1300 shkolla dhe objekte arsimore. Universitetet këtu në Gjirokastër, por edhe aty ku i hapëm në Sarandë, Peshkopi, Kukës, Berat, ishin plot me të rinj. Sigurisht shqiptarët nuk kishin rrogat që meritonin, por rrogat e tyre rriteshin nga viti në vit. Dhe së bashku me rrogat rritjes dhe shpresa për një jetë më të mirë, se jeta përmirësohej”, tha ai.

Në fjalën e tij me simpatizantë dhe mbështetës të PD në Gjirokastër, Berisha tha se në 10 vite, 2014-2024 vetëm në hapësirën e BE-së janë larguar nga Shqipëria 1 milion e 99 mijë qytetarë.

“Nëse shtojmë këtu ata që janë larguar për në SHBA, Britani, Australi, Kanada dhe mbarë botën, ju garantoj se janë mbi 45 për qind e shqiptarëve. Dhe në këta 45% e shqiptarëve të dashur miq, 70% janë të rinj. Kurrë ndonjëherë një komb edhe në luftërat më të egra, civile apo pushtuese, nuk kanë braktisur vendin, siç kanë braktisur shqiptarët gjatë këtij pushtimi të narkoshtetit”, theksoi Berisha.

Kreu i PD-së u ndal edhe tek programi i kësaj force politike për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, në tre muajt e parë vendoset minimumi jetik, 200 euro. “Nuk ka shqiptarë, të papunë, pensionistë, me ndihmë ekomomike, cilido qoftë ai, që nuk do të marrë në muaj 200 euro. Me 200 euro, se ju e dini, ne zhdukim mjerimin. Nuk ka mjerim me 200 euro për frymë”, u shpreh Berisha.

Së dyti, sipas tij, rrogë minimale nuk mund të ketë në Shqipëri, ndën 500 euro. “Garantoj sipërmarrësit se pasojat e rritjes së kësaj rroge në 500 euro, do të kompensohen qindarkë për qindarkë nga shteti me ulje taksash dhe stimuj të tjerë.
Nuk mjaftojnë këto, janë vetëm fillimi”, deklaroi Berisha.

“Të gjithë ata të cilët do të marrin minimumin jetik, do të ju kthehet mbrapsh TVSH–ja e ushqimeve, e mallrave bazë, e cila është sa 3 pensioneve. Pra një pensionist që merr 12 pensione, do të marrë realisht 15 pensione”, tha ai.

“Nuk do të ketë kurrë më naftë me këto çmime stratosferike në Shqipëri. Nafta nuk do të mund të shitet në këtë vend, me lëvizje më të mëdha se 10% me çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni”, u shpreh Berisha.

Related Posts

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim
Kryesore

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim

04/03/2026
edi rama, gledis nano, policia e shtetit
Kryesore

Gledis Nano: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

04/03/2026
Rrëzohet aksidentalisht dhe përplas kokën, ndërrron jetë 10-vjeçari shqiptar në Itali
Kryesore

Rrëzohet aksidentalisht dhe përplas kokën, ndërrron jetë 10-vjeçari shqiptar në Itali

04/03/2026
E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës
Kryesore

E rëndë në Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

04/03/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim

Hapet rruga drejt juglindjes, rinis qarkullimi i mjeteve pas 11 ditësh bllokim

04/03/2026
edi rama, gledis nano, policia e shtetit

Gledis Nano: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

04/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al